06-11-2025

Prizren

Prizren: 128 familje shqiptare do të bëhen me shtëpi të reja këtë 28 Nëntor nga “Jetimat e Ballkanit”

Kremtimi i këtij 28 Nëntori, njërës nga festat më të rëndësishme kombëtare, sivjet do të jetë më i veçantë dhe i paharruar për 128 familje shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ditës së shënuar historike, këto familje që jetojnë në gjendje sociale, do t’ia shtojnë edhe historinë e marrjes së çelësave të shtëpisë […]

Prokuroria në Prizren ngrit tri aktakuza ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”. Bëhet e ditur se nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të […]

Ish-kryetari Ramadan Muja thotë se dy ish-drejtorët s’raportuan për objektin pa leje

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka qenë dëshmitar në gjykimin ku ish-inspektori i ndërtimit në këtë komunë, Enver Bytyqi, po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ish-inspektori Bytyqi akuzohet se gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke […]

Prizreni ankohet për furnizim të mangët me barnat e Listës esenciale

Drejtuesit e kujdesit parësor shëndetësor në Prizren, kanë shprehur shqetësimin për furnizimin e mangët me barna të listës esenciale nga niveli qendror. Sipas tyre, lista përkatëse nuk i përmbush as 30 për qind të nevojave të pacientëve të shëndetësisë primare dhe se situata rëndohet me tepër me furnizimin e mangët, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata […]

Rrëfimi i 21 vjeçares nga Prizreni që punoi si masazhere: Ja si erdhi një i afërm i imi aty dhe e kuptoj ku po punoja

Kushtet e rënda financiare e shtyen 21 vjeçaren nga Prizreni të kërkojë punë në kompmani të ndryshme private. Por, thotë se nuk i priu fati dhe kështu e lodhur nga kjo situatë ajo pranoi të punësohet në një nga të ashtuquajturat qendrat e masazhit në Prishtinë, e që po e njëjta ofronte shërbime seksuale. Ajo […]

Kanosje në Prizren, një i arrestuar

Një person është arrestuar për kanosje në Prizren. Policia kë njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” . “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

11 foshnja të porsalindura 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 11 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi numri i tyre është me tepër se dyfish më i madh krahasuar me vajzat, pra janë 8 djem dhe 3 vajza. Shatë nga lindjet janë […]

PDK në Prizren kritikon kryetarin Haskuka për nivelin e papastërtisë

Përfaqësues të PDK-së në Prizren kanë kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth premtimeve të fundit të tij për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë. Kooridatori në degën e PDK-së, Jeton Bytyçi në një postim tw shoqëruar edhe me disa foto  në ‘facebok’ ka theksuar se Haskuka tenderin për mirëmbajtje e ka thënë për […]

Gjykata Speciale fton edhe Samidin Xhezairin, i njohur me emrin komandant Hoxha

Komandant Hoxha nga Prizreni, është ftuar dje nga Gjykata Speciale,  dhe pritet të udhëtojë me 4 dhjetor për intervistë. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e komandant Hoxhës përmes disa postimeve në Facebook. TVPrizreni ka provuar të kontakoj me komandant Hoxhën por nuk ka qenë i qasshëm.

Prizren: Bie shkalla e realizimit të investimeve kapitale

Realizimi i buxhetit komunal të Prizrenit për periudhën nëntëmujore dhe gjashtëmujore të këtij viti ka ngjallur pakënaqësi tek anëtarët e Kuvendit të Komunës. Këshilltarët e KK-së kanë theksuar se trendi i shpenzimit të mjeteve veçanërisht te investimet kapitale nuk është i kënaqshëm në periudhat raportuese. Madje edhe kuvendarët nga radhët e partive të koalicionit qeverisës […]