09-11-2025

Prizren

40 nxënës vizitojnë Gjykatën e Prizrenit

ACCESS Prizren është projekti i Ambasadës Amerikane në Kosovë e cili implementohet nga Shoqata e mësuesve të gjuhës angleze në Kosovë – KETNET. Janë gjithsej 40 nxënës të kombësive dhe feve të ndryshme (të moshave 13-15 vjeçar) nga rajoni i Prizrenit që vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit. Vizita kishte për qëllim njohjen më për së […]

Opozita e akuzon kreun e Prizrenit për kërcënim

Referimi i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për jofunksionalitetin e Kuvendit të Komunës në rast të mos votimit të buxhetit komunal ka irrituar opozitarët në nivelin lokal. Këta të fundit këtë referim të kryetarit e kanë cilësuar si ‘kërcënim ndaj opozitës’. Madje kanë pohuar se kryetari i Komunës nuk është autoriteti që përcakton […]

Kanos bashkëshorten, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar për shkak të kanosjes së gruas së tij, transmeton GazetaePrizrenit.net. Sipas policisë rasti ka ndodhur në Prizren, ndërsa i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ja kandidatët potencial për deputetë të VV, pesë nga Prizreni

Sipas rezultateve të KQZ-së, LVV-ja renditet e para me afro 26% duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 21%, kurse partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në Zym të Hasit hapet manifestimi “Takimet e Gjeçovit”. /GazetaePrizrenit.net

Katër të lënduar në aksidentin në lagjen “Arbana” të Prizrenit

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen Arbana, afër market “Kastratit”, përkatësisht në aksin Prizren-Gjakovë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Si pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa në tri automjete ka dëme materiale. Nuk njoftohet për identitetin e të lënduarve. Njëri nga zyrtarët për media të policisë në Prizren, ka konfirmuar […]

Aksident në lagjen Arbana të Prizren

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen Arbana, përkatësisht në dalje të aksit të Prizrenit për në Gjakovë. Sipas dëshmitarëve të rastit, në aksident pos dëmeve materiale nuk ka edhe të lënduar. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi. /GazetaePrizrenit.net

Dy ultrazë për spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. ShSKU thotë se pacientët por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro. “Dy ultrazë do të […]

11 persona po hetohen për ditën e zgjedhjeve nga Prokuroria në Prizren

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Prokuroria thotë se rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e […]

Kandidatët potencial për deputetë nga PDK, Kujtim Gashi i vetmi nga Prizreni

Gazeta “Epoka e re” përmes burimeve të saja brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë emrat e kandidatëve të kësaj partie që kanë arritur të fitojnë ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. “Epoka e re” ka siguruar emrat e 21 kandidatëve që tashme kanë marrë votat e […]