19-05-2024

Sot shërbime falas për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetit në Prizren

Sot do të ofrohen shërbime pa pagesë të check-up’it për sëmundje kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit) në QKMF-në e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në faqen e saj zyrtare në facebook, Komuna  ka njoftuar se kjo bëhet nga Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Projekti realizohet me rastin e përvjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit dhe në përkujtim të tij.

Këto shërbime do të ofrohen në sallën e vogël të QKMF-së duke filluar nga ora 8:00 e deri në ora 12:00, ku do të mund të përfitojnë të gjithë banorët e komunës së Prizrenit, ndërkaq krahas kësaj, do të jetë në dispozicion edhe ekipi mobil që do të jetë në terren për t’i ofruar këto dy shërbime për persona me nevoja të veçanta.

Në kuadër të check-up’it për sëmundjet kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit), do të ofrohen:
– Vizita specialistike internistike-kardiologjike
– Analizat laboratorike: hemogram, kolesteroli, trigliceridet, HDL, LDL, glikemia, HbA1C, urea, kreatinina dhe
– EKG-ja.

Qytetarët e interesuar për të përfituar nga këto shërbime gjatë ditës së nesërme duhet të lajmërohen te infermieri/ja e pranimit, kurse raporti kthyes merret nga pacienti ditën e nesërme te internisti (i kompletuar me përgjigjen e analizave)”, thuhet në fund të këtij njoftimi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.