12-11-2025

Prizren

Nëntë të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 6  meshkuj 3  femra 3  lindje “cezariane”  (me operacion). Krahasua me ditën paraprake, karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është shtimi i numrit të lindjeve për një sosh./GazetaePrizrenit.net/

Përurohet Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda Prizrenit” (Foto)

Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të  Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda Prizrenit”, në mjedise të hotelit ‘ABI’ në Prizren, para përfaqësuesve të biznesit si dhe OJQ-ve kryetari i sapozgjedhur, Afrim Tejeci ndër tjera, tha se kjo do të jetë një shtëpi e profesionisteve, për të sjellë zërin e sipërmarrësve në institucionet […]

Haskuka raporton për projektet, qytetarët ia paraqesin preokupimet në infrastrukturë dhe ia kujtojnë premtimet për transparencë

Në debatin publik para qytetarëve, kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, sot ka raportuar rreth punës së gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa qytetarët kanë paraqitur brengat e tyre, kryesisht për çështje të infrastrukturës, mungesës së pastërtisë së qytet, procesit të bursave studentore, si dhe çështje të tjera. Haskuka gjatë prezantimit njoftoi për angazhimin e deritashëm […]

Haskuka priti në takim kryetarin e degës së LDK-së Anton Qunin

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka ka pritur në takim përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren. Ai përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Qunin dhe ish-kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli. Haskuka ia ka uruar Qunit, postin e ri […]

Përfundojnë punimet në një rrugë në lagjen “Bajram Curri”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren  ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Shala” në lagjen “Bajram Curri”, ku është bërë asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 950 metra dhe gjerësi 5,5 metra. Në njoftim, thuhet se si pjesë e realizimit të punimeve, në këtë rrugë është bërë edhe rehabilitimi i ujësjellësit. /GazetaePrizrenit.net /

Prizreni nën magjinë e DokuFest

Prizreni tashmë i ka ndarë datat për ditët kur do të ‘pushtohet’ nga vizitorët. Përgatitjet për këto data kanë filluar dhe i gjithë qyteti po mobilizohet për një pritje të jashtëzakonshme. Është festivali ‘DokuFest’ ai i cili e shndërron qytetin e Prizrenit për një javë rresht si vendin më të vizituar në Kosovë. Kjo jo […]

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova” para pak çastesh ka ndodhur nja aksident, ku një veturë është përplasur me një kamion. Në foton e dërguar nga një lexues, shihen dëmtime materiale, por nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë raport./GazetaePrizrenit.net

Shefi i zyrës së prokurimit në Prizren kundërshton aktakuzën, prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme

Shefi i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kundërshtuar aktakuzën që e ngarkon atë me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Mbrojtësi i të akuzuarit Osmankaj, avokati Skender Morina, deklaroi se mbetet pranë kërkesës për hudhjen e […]

Konfiskohet një armë me të cilën u qëllua në aheng

Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit e cila është përdorur nga i dyshuari, të cilën e ka përdorur gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Policia ka njoftuar se arma e sekuestruar është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe […]

Haradinaj me deputeten prizrenase Rexhepi diskuton për themelimin e Komunës së Zhupës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se me deputeten Rexhepi njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje […]