08-05-2024

Çfarë hapi politik propozon Baldedaj ndaj kryesuesit të KK-së nga Vetëvendosje në Prizren

Shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal  (KK)  të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi.

Ai këtë e ka bërë në një postim në ‘facebook’, në të cilin ka shkruar se tashmë raporti i forcave politike në KK ka ndryshuar, nëse bashkëpunon PDK, AAK dhe NISMA, atëherë  Vetëvendosje nuk e ka shumicën e votave

“Pas daljes së Nismës nga koalicioni në Prizren i ftoj të bashkohem PDK, AAK dhe NISMA që të shkarkohet Kryesuesi i Asamblesë sepse nuk e ka shumicën në Asamble!”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.