27-04-2024

Qyteti i Kulturës në Republikën e Kosovës – Prizreni      

Shkruan: Batjar Halili (psikolog)

Dje isha në qytet dhe rrugës takoj një ish nxënëse tani studente e stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës. U pyetëm dhe u përshëdetëm dhe ndër të tjera më tregoi që ishte nisur të lexonte në bibliotekë për përgatitjen e provimit.. I them t’i mendon të lexosh në ato kushte që ka bibloteka e Prizrenit? Më thotë: – jo profesor do të shkoj në qendrën kulturore turke “Yunus Emre” sepse aty ka një ambient të mirë, të rrethuar me libra, i klimatizuar dhe pa pagesë, ku mund të shërbehesh me ujë të ftoftë edhe me çajëra turke për ata që i konsumojnë. U përshëndeta me të dhe duke ecur rrugës po mendoja për qytetin e kulturës.

U bënë  12 vite që punoj në Prizren, dhe brenda kësaj periudhe kam arritur të kaloj në dy kryetar komunash që kanë grada shkencore Dr. dhe thirrjet akademike Pof dr.  Dhe dy të tjerë po ashtu të shkolluar dhe profesora. Më specifikisht kryetari i parë i pasluftës ishte  profesor i drejtësisë, kryetari i dytë profesor i letersisë, kurse kryetari i tretë profesor i historisë dhe kryetari i katërt profesor i fushës psikologjisë. Me ju thënë të drejtën kanë dalur shumë herë në tv edhe para atyre që u kanë kërkuar votën dhe kanë diskutuar për vlerat e këtij “qyteti të kulturës” të cilin e klasifikojnë si të tillë  me shumë mburrje, por duke u bazuar në arsyetime qesharake të natyrës:  “ne bashkëjetojmë me turq, boshnjak, rom e serb”, “ .. ne kemi kisha, xhamia, teqe etj”, “…ne kemi kala, kemi hamame, kemi atë e kemi këtë…”

Në këtë shkrim do t’i pyesja të gjithë këta kryetar, se qyteti ynë quhet i kulturës për arsye se keni ndikuar ju në këtë bashkjetesë ndëretnike dhe ndërfetare dhe për ekzistencën e këtyre xhamive, kishave,  hamammeve,  kalasë etj?

Përgjigja për këtë pyetje dihet dhe siç është e kuptueshme këta kryetarë nuk kanë aspak të drejtë që të mburren se kanë bërë diçka për qytetin e kulturës. Të gjithë këtyre kryetarve po u drejtohem duke u thënë se duhet t’ju vijë turp sepse edhe pas 20 vitesh pas luftës qytetit të Prizrenit,  si qytet kulturor i mungon një nga kushtet elementare dhe më domethenëse që e ngirt një qytet kulture në pedistalin më të lartë e ajo është ndërtimi dhe funksionimi i një bibliokteke të mirë komunale dhe të një biblioteke universitare sepse Prizreni ka edhe Universitet.

Duke qenë se kryetarët paraprakë pra, para Mytahir Haskukës  kanë qenë studentë që kanë ardhur nga universitete vendore dhe nuk kanë patur mundësi të shohin e të lakmojnë nga vendet europiane dhe nga ato vende të globit që nuk krenohen me asgjë më shumë se sa me kalatë e tyre që i quajnë biblioteka me miliona tituj librash dhe me kushte që nxënësit dhe studentët tanë as nuk mund t’i imagjinojnë.  Po më së shumti më habit fakti i këtij Prof.dr të fundit që ka bërë studimet në një nga universitetet më të mira në Turqi, ku biblioteka e atij universiteti ka 10 milion tituj librash dhe është doktoruar në një universitet në Gjermani që është ndër më prestigjozët në Europë dhe qysh nuk i ka shkuar mendja të paktën një ditë nga dy vitet e punës së tij si kryetar dhe të bëhej  xheloz i madh dhe të dilte e të gjete një vend të mirë edhe të fillonte një tender për ngritjen e një biblioteke që lexuesit e Prizrenit të mos lodheshin me një ambient te  “Yuns Emre” që është i bukur, por jo edhe i mjaftueshëm për një qytet që këta po na e quajnë qytetin e kulturës. Kryetarit të fundit po i drejtohem duke i thënë: -kryetar më mirë lagjen time me e pasë lënë pa asfalt edhe një mandat, më mirë të kishit lënë edhe shumë mangësi të tjera, dhe që në fillim të mandatit, per t’i dhënë kuptim qytetit kulturës të kishit ngritur një biblotekë komunale që ata studentë, nxënës dhe femijë atë bibliotekë ta kishin si shtëpinë e tyre.

Edhe një gjë kryetar, nuk është se kam parë aq shumë sa ty në shumë vende të botës, por hiç më larg se sa në Shqiperi veç Bibliotekës Kombëtare kanë bërë edhe biblioteka lagjesh dhe me mjedise shumë të këndshme. Në qoftëse je në një sezon provimesh në Prizren bie nga provimi sepse do të duhet të lexosh e të studiosh edhe natën në biblotekë, e një vend të tillë Prizreni nuk e ka. Ndërkohë që ju kryetar e dini mirë që kur i hyn botës akademike për të marrë grada shkencore është shumë problem mjedisi i shtepisë pa patur titujt e librave që të duhen afër në momentin kur e kërkon aspekti hulumtues.

Në shumë vende të botës kryetar studiuesit e kalojnë kohëmn në biblioteka. Prandaj kryetar do të isha lutur që pë hir të këtyre të rinjëve të paktë që kanë mbetur të reflektoni.  Dhe i lutem zotit që t’ju hapë trurin tuaj e të bëjë të shikoni një ëndërr dhe ditën e nesërme të mbledhni stafin e projektuesve dhe të hapni  tenderin për një biblotekë, jo si ajo që e kanë nisur ata para teje dhe e kanë lënë në përgjysëm dhe për më tepër me shkelje ligjore, por të bëni diçka që të bëhet edhe një ndër simbolet e “qyteti kulturës” dhe ky qytet të ketë arsye kulturore që të quhet i tillë.  Pasi ky simbol është shumë më i mirë dhe më me shumë vlera  se sa ato tjerat që na i kanë ndertuar sunduesit në histori. Ky simbol është simbol i dijes dhe me ndërtimin e tij do kishim edhe ndërtimin e vërtetë të kulturës, jo për një, por pë shumë e shumë breza pas nesh.

( Autori është profesor i Psikologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit )

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.