27-07-2024

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim të të miturit në Prizren

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.08.2019 në ora 13:00, e që do të zgjasë deri më 27.09.2019, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Përmes një komunikate për media, njoftohet se gjykata konsideron se janë plotësuar bazat ligjore, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i ka kjo vepër, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë dhe për të cilën vepër parashihet dënim mjaft i lart, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ndaj të dëmtuarit (fëmijë i moshës 13 vjeçare), ashtu që i pandehuri duke e shfrytëzuar momentin fillimisht e josh viktimën për të blerë një pije dhe në pjesën e nën urës (Ura e Gurit në qendër të qytetit) i kërkon viktimës të holla dhe pasi që fëmija nuk ka të holla.

“Pastaj ai kërkon nga fëmija që t’i heqë pantallonat, duke e kryer aktin seksual me të (seks oral), prandaj në këtë rast duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në qendër të qytetit dhe atë në mes ditë, ku është frekuentim i madh i njerëzve, e veçanërisht ku viktima është fëmijë, pra viktimë e ndjeshme, ku ligj në këtë rast ka paraparë mbrojtje të posaçme, e gjithë kjo tregojnë rrezikun se i pandehuri me qëndrimin në liri mund të përsërisë veprën penale, të natyrës së njëjtë e që mund të ndikojë në mënyrë negative ndaj të dëmtuarit si dhe rrethin ku jeton dhe më gjerë.

Andaj, është vlerësimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në komunikatë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.