13-11-2025

Prizren

Konfiskohen barna psikotrope në një autobus në kufirin Kosovë-Shqipëri

Policia ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë afër Prizrenit janë sekuestruar një paketim me 580 pako barna Stilnox-Zolpidem 10 mg (të ndaluara si barna psikotrope), shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Kjo ka ndodhur gjatë kontrollimit të një autobusi, kur në bagazh janë gjetur këto barna. “I dyshuari, shoferi i autobusit është arrestuar dhe pas […]

Shtetasit të huaj i vidhet revolja në Prizren

Një shtetasi të huaj në Prizren i është vjedhur një revole, ndërsa organet e rendit këtë e kanë klasifikuar si vjedhje e rëndë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas Policisë, ankuesi mashkull, shtetas i huaj, ka njoftuar se nga persona të panjohur, i është vjedhur një revole për të cilën posedonte leje dhe një orë dore. […]

Has: Familja Çoçaj, koleksionues të gjërave të vjetra (VIDEO)

Ora 7 në sot ka sjellë bukuritë e fshatit Gjonaj. Përveç kësaj në skorien e gazetarit Kushtrim Bekolli mund të shihni më tepër rreth pasionit të familjes Çoçaj nga ky fshat e cila merret me koleksionimin e gjërave të vjetra.

Shtetasi nga Shqipëria arrestohet pasi rrah një femër në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për shkak të sulmit të një shtetase kosovare në Prizren. Sipas Policisë, i dyshuari për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër (K-Shqiptare), e cila ishte në oborrin e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Më 5 korrik, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patenta shoferi. Arrestimi i këtyre zyrtarëve të Ministrisë se Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së ka shkaktuar reagime të shumta nga zyrtarët e LDK-së. Ata janë kapur mes vete përmes Facebook-ut duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime e dështime […]

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet që në pesë ditët e ardhshme të jetë nxehtë, por temperaturat do të ulen për 3 deri 4 gradë Celcius. Në disa vende do të ketë edhe shi. Situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit ka ndryshuar. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të fillimit të punës të Shërbimit të Shëndetit Mendor në Prizren, mbahet një program i shkurtër kulturor-artistik. (Salla e Shtëpisë së Kulturës). Ora 19:00 Komuna e […]

Nxënësit nga Prizreni më të mirët në Garën e Diturisë nga gjashtë komuna, ja emrat e fituesve

Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor. Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel […]

Prizrenit iu shtuan edhe 69 banorë

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 69 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe, krahasuar me javën paraprake janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, por shifrat nuk kanë dallim të madh, pasi […]

Prizren: Bizneset vendore takohen me ato të diasporës për mundësinë e bashkëpunimit

Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin, sot është mbajtur takimi B2B (biznes to biznes) mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. Qëllim i këtij aktiviteti ka qenë që bizneset vendore të mund të takohem me investitorë të huaj dhe të shihet mundësia […]