19-11-2025

Prizren

Vdekja në Kushnin Has, nuk dihet kush e mbyti (video)

U gjet i plagosur në rrugë, por ishte vonë t’i shpëtohej jeta. 49 vjeçari Ismet Smajlaj nga Ramaja e Prizrenit, vdiq në rrethana të panjohura në spital, njofton Klan Kosova. E familjarët e policia ende nuk kanë njohuri se kush mund ta ketë lënduar personin që ishte me të meta mendore. E familjarët e policia […]

Ismet Temaj zgjedhet ushtrues detyre i Rektorit të UPZ-së në Prizren

Prof. Dr. Ismet Temaj u zgjodh ushtrues detyre të Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur, pasdite, në orën 17:00. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues i këtij institucioni ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit. Temaj në maj ishte zgjedhur për […]

Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për tentimvrasje tek një parking në qendër të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: R.K., E.K., dhe A.B., për veprat penale: “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” të KPRK-së. Sipas aktakuzës, për te […]

Studentët e Prizrenit paralajmërojnë bojkotim të mësimit

Ka përfunduar protesta e studentëve të Universitetit të Prizrenit, me kërkesa për shkarkimin e Këshillit Drejtues të këtij universiteti. Këta studentë për javë me radhë kanë paraqitur ankesa për mbetjen pezull të pozitës së rektorit në këtë universitet dhe akuzat për ndikime politike. Profesorët Artan Nimani dhe Ragip Xhoshaj, anëtarë te Bordit Drejtues, iu premtuan […]

Hollësi rreth vrasjes në Kushnin të Hasit të Prizrenit

Personi që u gjet pas shenja jeta në rrugë, afër fshatit Kushnin të Hasit të Prizrenit është Ismet U. Smajlaj nga Ramaja, një fshat rreth 5 kilometra larg vendit ku është gjetur viktima, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Fqinjë të afërt të viktimës kanë thënë se viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor. Sipas policisë, viktima  rreth 50 […]

Nëntë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve nëntë. 5 meshkuj 4  femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion).GazetaePrizrenit.net/

Një person i vrarë në fshatin Kushnin të Hasit

Të enjten në ora 18:03 është gjetur një burrë pa shenja jete në fshatin Kushnin-Has të Prizrenit. Viktima është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete, njofton Klan Kosova. Policia e ka cilësuar rastin si vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës […]

Has: Skënderbeu vjen me shtatore në Zym (video)

Me armë do të vijë në Zym të Hasit edhe heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Vetëm se, për dallim nga shumë shtatore të tij ku ai është mbi kali, hasjanët vendosën që bustin e tij ta kenë pa të.  

Katër ushtarë nuk përfshihen në pllakën e ngritur në Has, reagon komanda e Batalionit “Ruzhdi Salihu”

Komanda e Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandant Ramiz Qeriqi- Luani, nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar kundër pllakës së ngritur në Gorozhup të Hasit për mos përfshirjen e të gjithë ushtarëve të mbijetuar në këtë pritë të 14 dhjetorit të vitit 1998. Ish-komandant Luani, i […]

Katër anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren japin dorëheqje (emrat)

Ndonëse dega e PDK-së në Prizren është duke ju nënshtruar procesit të plotë zgjedhor, me ç’rast edhe i ka mbajtur disa kuvende nëpër nëndegë, duket se në këtë subjekt politik ekzistojnë pakënaqësitë. 04 Online ka arritur të siguroj letrën e dorëheqjes të katër anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, përkatësisht të Naser Berishës, Shukri Qunit, Sherif […]