26-04-2024

Shkollat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë grevën

Punëtorët e arsimit në shkollat e komunës së Prizrenit kanë respektuar vendimin e paralajmëruar të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës, duke hyrë në javën e dytë të saj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Referuar disa përfaqësuesve të Sindikatës, edhe shkollat e rajonit të Prizrenit janë unike dhe se greva po respektohet masovikisht.

Mejdin Rrahmani, nënkryetar i Sindikatës në nivel rajonal, tha se përkundër disa thirrjeve në disa komuna fqinje, në Prizren vazhdimi i grevës ka gjetur përkrahje tek punëtorët arsimorë të këtushëm./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.