20-04-2024

Mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” të Prizrenit masovikisht përkrahin grevën

Mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, të hënën kanë vazhduar javën e dytë të grevës duke respektuar vendimin e SBASHK-ut në kërkim të rritjes së koeficientit për pagat e tyre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Mëngjesin e të hënës, përkundër që dolën në vendin e tyre të punës, ata nuk e filluan procesin mësimor, derisa janë shprehur të revoltuar me thirrjet e disa kryetarëve të komunave rajonale për ndërprerjen e grevës, pasi kjo çon në politizimin e sindikatës.

Profesorët e këtushëm përsëritën se kërkesa e tyre është për rritjen e koeficientit të pagës dhe se janë këmbëngulës për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndryshe, gjimnazi “Gjon Buzuku” i Prizrenit është shkolla më e madhe në nivel të rajonit të Prizrenit, ndërsa e dyta në nivel vendi, pas gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.