25-04-2024

Aksident me fatalitet në autostradë, afër Malishevës

Ka ndodhur dje një aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, Malishevë.

“Raportohet për një aksident trafiku (vetë-aksident), ku drejtuesi mashkull K-Shqiptar duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.