24-04-2024

Dy persona rrihen mes vete në Krushë të Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit janë arrestuar dy të dyshuar, për shkak të përleshjes ndërmjet vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore.

Në raportin policor, thuhet se rasti  ka ndodhur dje dhe pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në njoftimin e Policisë, nuk jepen hollësi për shkaqet e konfliktit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.