27-06-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e X (dhjetë) e Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit. (Salla e KK-së në “Shtëpinë e Bardhë”).

Çfarë solli takimi LDK-Haskuka rreth konkursit për drejtorë shkollash në Prizren?

Përfaqësuesit e LDK-së në Prizren janë takuar sot me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, ku njëra ndër temat kryesore të diskutimit ka qenë kërkesa për korrigjimin e konkursit të përsëritur për drejtorë shkollash. Në fakt edhe nga foto duket se takimi ka qenë në formë të një dreke pune, në të cilin kanë marrë pjesë […]

40 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për trafikim me njerëz

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në raport me procedurën e ekstradimit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale D.ZH. nga Berati, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Hapet punëtoria e filigranit në Prizren

Në kontekstin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, si një traditë e vjetër dhe artizanat shumë i vlefshëm i vendit tonë. Në një njoftim të komunës, thuhet se në këtë punëtori, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që […]

Kryeprokurori i Prizrenit kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka mbajtur takim me të gjithë përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie, me qëllim të ngritjes së efikasitetit për trajtimin e rasteve të tilla. Në këtë takim ishin të […]

Dimër në Prizren, disa shkolla fillojnë ngrohjen

Ndonëse, sipas kalendarit jemi në javën e parë të stinës së vjeshtës, në praktikë koha i ngjan dimrit, aq sa qytetarët nuk mbajnë mend qw një ftohtë i tillë të ketë mbretëruar në fund të shtatorit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në fshatra të rajonit të Luginës së Lumbardhit (Zhupa) po mbretëron kohë e ftohtë, ndërsa në […]

Vihet nën kontroll zjarri që dje shpërtheu në Pashtrik (video)

Flakët kanë kapluar një pjesë të bjeshkës së Pashtrikut dhe sipas autoriteteve komunale përhapja e tyre është vënë nën kontroll në saje të intervenimit të zjarrfikësve. Sipas zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut. Ata kanë pohuar se ka dëme materiale, por akoma nuk e kanë […]

Propozohet vendosja e busteve të Skënderbeut e Adem Jasharit në Prizren

Në Prizren propozohet vendosja e busteve të dy figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për vendosjen e tyre, me rekomandimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, ky organ do të debatojë në seancën e […]

Zjarri përshin Pashtrikun

Një pjesë e bjeshkës së Pashtrikut është përfshirë nga zjarri. Zyrtarët komunal kanë njoftuar se zona e rrezikuar është në mes të fshatrave Planejë dhe Gorozhub. Drejtori për Emegjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, ka shkruar në facebook se para mesditës ka marrë lajmin, ndërsa falë një intervenimi të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave […]

5 muaj burg lëmoshkërkuesit që vodhi një telefon

Pesë muaj burg ia ka shqiptuar sot Gjykata e Prizrenit, të dyshuarit N.Th. burgim dhe 20 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes Ai akuzohet se në prill të 2017-tës ishte futur në një lokal për të kërkuar lëmoshë, por gjatë qëndrimit kishte vjedhur një telefon të tipit “Samsung”.