06-05-2024

Në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ mbahet ligjërata për Skënderbeun

Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, sot është mbajtur ligjërata “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ligjërata është mbajtur në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, ndërsa para të pranishmëve në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, studiuesi Bedri Muhadri gjatë ligjëratës së tij, ka folur për epokën e Skënderbeut, shtetin dhe kontributin e tij në njohjen e popullit shqiptar gjatë mesjetës, parë edhe në kontekstin e sotëm.

Në këtë kontekst, historiani Muhadri e ka vlerësuar lartë rolin e kryetrimit të shqiptarëve.

Derisa profesor Muhadri ka folur për kontekstin historik, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, ka mbajtur një ligjëratë rreth figurës së Skënderbeut, në krijimtarinë gojore shqiptare. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.