03-05-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 10:00
Organizohet konferencë për shtyp lidhur me harmonizimin e koeficientit të pagave për vitin 2018 në Komunën e Prizrenit. (Selia e Kuvendit Komunal “Shtëpia e Bardhë”).

Ora 11:00
Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet ligjërata “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”.Ligjërata mbahet nga studiuesi Bedri Muhadri, në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik).

Ora 11:00
Bëhet përurimi i rregullimit të infrastrukturës mjedisore te banesat sociale, në lagjen Petrovë të Prizrenit.

Ora 19:00
Shfaqet premiera e filmit dokumentar “N’Agim”,  kushtuar Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi” të Prizrenit dhe është realizuar në kuadër të projektit “Heritage Space” të CHwB dega Kosovë. ( Doku Kino, Prizren”)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.