26-06-2025

Prizren

Xhevat Berisha – Mësuesi Hero

Më 1 shtator 1998 mësuesi Xhevat Berisha nuk filloi mësimin me nxënësit e tij për t’u dhënë dituri.  Ai këtë ditë për lirinë e nxënësve të tij dhe të gjithë Kosovës dha jetën, duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Lez. Ishte kjo ndër betejat më të mëdha të UÇK-së,  një […]

Komuna e Prizrenit konfirmon rrezikshmërinë nga qentë endacakë

Autoritetet e nivelit qendror të qeverisjes kanë vlerësuar rezultatet e deritashme të aksionit për trajtimin e qenve endacakë. Megjithëkëtë një prej problemeve më të raportuara nga qytetarët në Qendrën e thirrjeve të Komunës së Prizrenit ka të bëjë me agresivitetin e tyre dhe mundësinë e bartjes së sëmundjeve të ndryshme nga ta, shkruan sot Koha […]

Beteja për liri a vdekje në Vrri-Prizren, midis UÇK-së dhe forcave serbe

Shkruan: Zafir Berisha Një natë para ofensivës së shtatorit, kishim informacione për lëvizje të mëdha të trupave serbe rreth territoreve ku ne i kishim pozicionet tona. Megjithatë ushtarët tanë ishin vënë të gjithë në gjendje gatishmërie, pra të gjithë nëpër pozicionet e veta. Natyrisht edhe komanda e brigadës ishte e vënë në veprim sipas detyrave […]

Përkujtohen të rënët e Epopesë së lavdishme të Vrrinit

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, prej sot deri më 5 shtator do të organizohen një varg aktivitetesh. Në ditën e parë, sot më 1 shtator, në ora 10.00, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në ora 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja në Shadervan, ndërsa në […]

20 vjet nga Beteja e Vrrinit

Sot u mbushën 20 vjet nga Beteja e Vrrinit,  njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së. Beteja e shtatorit në Vrri, e vitit 1998 është e beteja e parë shqiptare  kundër forcave të armikut në shekullin XX në rajonin e Prizrenit. Forcat e UÇK-së në këtë betejë u komanduan nga Komandant Drini, që udhëhoqi Brigadën […]

Totaj kritikon Haskukën: Ndryshimi i premtuar nuk po ndodh

Shaqir Totaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, në zgjedhjet e fundit lokale, vjeshtën që shkoi ka kritikuar qeverisjen aktuale të kryetarit Mytaher Haskuka, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai ka shkruar në facebook, se “Profili i kryetarit aktual te Prizrenit z. Haskuka aspak nuk është kompatibil me profilin dhe kualitetet e një lideri ashtu […]

Kur pritet zgjedhja e drejtorëve të shkollave në Prizren?

Emrat e drejtorëve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Prizrenit pritet të publikohen javën e ardhshme, kur edhe fillon procesi mësimor, për vitin e ri shkollor. Kështu kanë njoftuar autoritetet më të larta lokale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Duket se  përzgjedhja e drejtorëve, në konkursin e parë,  që fillimisht u bë në përmbyllje të vitit […]

Arrestohen dy prizrenas të kërkuar nga gjykata, njëri në Aeroportin e Prishtinës

Dy persona janë arrestuar për shkak së urdhëresave nga organet e drejtësisë, njëri prej të cilëve në Aeroportin e Prishtinës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Mbështetur në raportin e policisë gjatë 24 orëve, rasti i parë ka ndodhur në Prizren, kur në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një person dhe i njëjti është […]

Diversiteti kulturor i Kosovës në festivalin tradicional në Grnçar të Prizrenit (foto)

Festivali Tradicional i Këngëtarëve që u mbajt për herë të tretë në ambient të hapur në fshatin Grnçare, prezantoi diverzitetin kulturor të të gjithë komuniteteve të Kosovës. Festivali në këtë fshat mblodhi interpretues të këngëve tradicionale nga të gjitha komunitetet e Kosovës: shqiptar, boshnjak, goran, turk, serb, rom, ashkali dhe egjiptian. Pjesë e programit ka […]

Rrah nënën në Prizren

Një grua e komunitetit turk ka raportuar në policinë e Prizrenit se pas një zënke është sulmuar nga djali i saj. Në raportin policor, thuhet se njësitet relevante kanë dalë në vend ngjarje dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.