03-05-2024

Ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të Prizrenit?

Në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, Prizreni pati edhe katër kandidatë, të cilët përmes subjekteve të tyre, pretenduan ta marrin “fronin” e të parit të Komunës, shkruan “Gazeta ePrizrenit.net”.

Rrethin e parë të zgjedhjeve e kaloi vetëm Shaqir Totaj nga PDK, që doli i pari, por që megjithatë në garën e balotazhit humbi nga Haskuka i Vetëvendosjes! për një diferencë prej më pak se 300 votash.

Për nga numri i votave, i treti doli Hatim Baxhu nga LDK, pastaj Lulzim Kabashi nga AAK dhe Zafir Berisha nga Nisma, të cilët garën e vazhduan edhe në rrethin e dytë,  duke përkrahur koalicionet e Totajt apo Haskukës.

Karakteristikë e përbashkët e tyre është se të gjithë kandidatët jetojnë në Prizren, por vinin nga rajone të ndryshme, të cilat edhe i konsideronin si zona të sigurta elektorale.

Totaj ka prejardhje nga Hasi, Baxhaku nga Opoja, Lulzim Kabashi nga Korisha, ndërsa Zafir Berisha nga Vrrini.

Për dallim nga të tjerët, vetëm Kabashi ka qenë pjesë e pushtetit lokal, pasi mbante postin e nënkryetarit të Komunës, në mandatin e tretë të ish-qeverisjes së Ramadan Mujës. Zafir Berisha, ndërkaq ishte dhe vazhdon të jetë deputet.

Se ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të komunës, “Gazeta e Prizrenit” përshkruan disa nga karakteristikat kryesore.

Rezultate imazhesh për shaqir totaj

Shaqir Totaj vazhdon të punojë në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) në Prizren dhe është nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së, ndërsa pretendon ta rimarrë besimin për të “reprizuar”garën për kryetar të Komunës.

Totaj është aktiv në rrjetet sociale. Së fundi përmes profilit në “facebook” ai ka kritikuar qeverisjen komunale të Haskukës. Ai ka deklaruar se pret zgjedhjen në postin e të parit të PDK-së, për t’i paraqitur edhe më tepër dobësitë e pushtetit lokal. Njihet si hokatar dhe i pëlqen basketi dhe shëtitjet.

Pasi deklaroi se nuk është i interesuar ta marrë postin e ofruar të nënkryetarit të Komunës, kirurgu Hatim Baxhaku, vazhdon të punojë në Spitalin rajonal të Prizrenit, ku deri në pension i ka mbetur edhe 1 vit e gjysmë. Ai është nënkryetar i degës së LDK-së.

Rezultate imazhesh për Hatim Baxhaku

Baxhaku herë pas here bën postime në “facebook”, në të cilat zakonisht hedh kritika ndaj qeverisjes qendrore. Ai ka deklaruar për  “Gazetën e Prizrenit” se “nuk ka menduar” nëse edhe një herë do t’i futej garës për kryetar komune.

Lulzim Kabashi është rizgjedhur kryetar i degës së AAK-së dhe anëtar i kryesisë qendrore. Vazhdon të merret me biznes privat, pasi menaxhon një firmë të ndërtimit afaristo-banesor. Ai herë pas here është aktiv në rrjete sociale, ndërsa preferon shëtitjen nëpër male.

Rezultate imazhesh për lulzim kabashi

Pos deputetit, Zafir Berisha është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate dhe ka në pronësi një restorant-hotel, që ndodhet në rrugën Prizren-Zhur. Ai është aktiv jo vetëm me paraqitje nëpër medie, por edhe në rrjete sociale, ku siç ka thënë për shkak të numrit të kufizuar të miqve në ‘facebook’ privat, sapo ka hapur edhe një profil tjetër. Berisha zakonisht drejton kritika ndaj veprimeve negative, sidomos atyre të cilat i vlerëson në dëm të interesave kombëtare. Edhe ky preferon ecjen në natyrë./GazetaePrizrenit.net/

Rezultate imazhesh për zafir Berisha

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.