03-05-2024

Kompania “Abi” arrin vlerën e kapitalit rreth 100 milion euro

Njëra nga kompanitë më të suksesshme kosovare, Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” nga Prizreni ka arritur vlerën e kapitalit 100 milion euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë e ka deklaruar pronari i kompanisë, Alajdin Fusha, i cili ka treguar se “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga tre vëllezërit Fusha, me një kapital fillestar prej 1.600 markave të atëhershme gjermane. Hapat e parë drejt suksesit  nisën me hapjen e supermarketit të parë në regjionin e Prizrenit, që në ditët e para të hapjes së tregut të lirë në ish-Jugosllavinë socialiste.

Duke folur për historikun e ndërmarrjes që drejton, gjatë një ligjërate të hapur të mbajtur para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Fusha tri ditë më parë, ka thënë se deri të ky sukses kanë arritur pasi kanë besuar në punën e tyre dhe se kështu kanë tejkaluar të gjitha sfidat.

Në këtë kompani, që tashmë ka krijuar emër, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, sigurojnë të ardhura për familjet e tyre një numër i prizrenasve dhe bashkëpunëtorëve nga rrethina.

Në fund të vitit 2006 është hapur “ABI Center”, ndërsa në fund të shtatorit u hap Qendra tregtare “ABI Çarshia”,  që përbën kompleksin më të madh tregtar në Kosovë, në të cilën sipas pronarëve janë investuar rreth 20 milion euro, ndërsa parashihen mbi 1.200 vende pune. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.