13-01-2026

Uncategorized

Kurti nuk e përjashton mundësinë që bandat kriminale të ngrisin sërish barrikada në veri

Kryeministri Albin Kurti e ka lavdëruar aksionin e djeshëm të policisë me ç’rast u shkatërruan tre laboratorë të drogës në veri të vendit. Megjithatë ai ka shtuar se bandat kriminale të sponsorizuara nga Beogradi nuk do të ndalen për t’i mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, qoftë kjo edhe me ngritjen e barrikadave të armatosura. […]

Krimi i tmerrshëm në Paris, gjendet trupi i copëtuar i një gruaje në park

Punëtorët e një parku në Paris gjetën të hënën trupin e një gruaje të copëtuar, i futur në një thes në një park në verilindje të kryeqytetit francez, sipas njoftimit të policisë. Zbulimi i tmerrshëm u bë në një zonë të pyllëzuar të Parkut Buttes-Chaumont, një vend i njohur për familjet dhe njerëzit që jetojnë […]

Zvicër: 14 vjet burgim për gruan nga Kosova, tentoi ta mbyste burrin me kabllo

Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim. Vendimi u mor nga Gjykata Federale e Zvicrës. Kjo për shkak se ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo. Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta […]

Mrekulli e re: 10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat pas 183 orësh

Një 10- vjeçare u shpëtua 183 orë pas tërmetit, nën rrënojat e një pallati në provincën Hatay të Turqisë, raporton TRT Haber. Një orë më parë, një djalë 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë në të njëjtën zonë. Në të njëjtin qytet në provincën Hatay, një grua 70-vjeçare, Nurai Gurbouz, u shpëtua pas 178 orësh nën rrënoja. Herët […]

Haxhiu njofton se shpejtë do të shpallet konkursi për noterë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër do të themelohet Komisioni përgjegjës dhe do të shpallet konkursi për noterë. “Procesi do të jetë transparent e profesional dhe se nuk do të përsëriten situatat e ndërhyrjes në proces e nuk do të përdoren metodat e përzgjedhjes së personave mbi baza […]

Prizren: Plaçkitet një grua nga një person i maskuar me armë

Një grua ka raportuar në polici në Prizren, se një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parash. Të njëjtit janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, teksa tjetri ishte nxitës i veprës penale. Lidhur me rastin […]

Prishtina preazanton çmimoren e re të Trafikut Urban, udhëtim ditor me 80 cent

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është shprehur se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë. Duke bërë thirrje që të mos përdoren veturat, Sahatçiu ka njoftuar se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda […]

Tri rregulla për t’i shprehur mendimet në një mënyrë që t’ju kuptojnë të gjithë

Nga Kevin Dikinson Ndoshta kjo situatë ju tingëllon e njohur: Jeni duke shprehur një ide, mendim apo ndjenjë të vështirë, dhe për momentin duket sikur nuk po shkon mirë. Audienca juaj po tund kokën herë pas here. E folura juaj ka një rrjedhë dhe elokuencë jo karakteristike. Më pas merrni frymë thellë, pyesni se çfarë […]

Parashikimi i motit për të hënën

Për sot ( e hënë) parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese pritet të tërhiqen tërësisht. Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 5 – 8 °C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 […]

Ministri Sveçla zbulon identitetet e pronarëve të laboratorëve të drogës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar identitetet e pronarëve të laboratorëve të drogës në veri. Ai thotë se vetëm brenda 24 orëve të fundit, u zbuluan 8 laboratorë, ndërsa zbuloi se disa dilerë kanë foto me zyrtarë serbë të cilat ai u publikoi në rrjetin social Twitter. “Të dielën Lista Srpska dhe […]