18-04-2024

Pagesat për subvencione në bujqësi, inspektime e kontrolle të mëdha në teren

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar 100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023.

Peci në Facebook ka shkruar se ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektoret e AZHB-së në komunën e Ferizajt.

Ministri i Bujqësisë, ka thënë se e kanë bërë më të lehtë aplikimin për subvencione duke I thjeshtësuar në tërësi procedurat.

Postimi i plotë i ministrit Peci:

🕵‍♂️100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023!

🍀Në vitin rekord të të mbjellave që nga paslufta, vendosim dhe një rekord tjetër; atë të kontrollës në teren deri 100%!

Sot, pashë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektorët e AZHB-së në komunën e Ferizajt.

☀️Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij.

🚜Përmes punës sonë, vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm; për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

👨‍🌾E bëmë më të lehtë aplikimin për subvencione duke i thjeshtësuar në tërësi procedurat!

💚Vendosëm meritokracinë, parim ky i cili është udhëzues i përditshëm në rrugën për avancim të sektorit.

🥩Rritëm përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare!

🌻Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit; i tejkaluam në gjysmë të tij e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve!

👨‍🌾🤝🇽🇰Afër prodhuesve vendorë!

Asnjë koment

Comments are closed.