13-12-2025

Uncategorized

Gjyqtari amerikan thotë se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen me kusht deri të fillojë gjykimi

Gjykatësi amerikan, Dean Pineles, e kupton shqetësimin që kanë kosovarët lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale. Pineles thotë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mendojnë se kjo Gjykatë është e njëanshme, sepse në të po gjykohen vetëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pala serbe. Sipas tij, nga kjo situatë po […]

Gati 200 raste të vjedhjes së rrymës për një javë

Ministria e Ekonomisë ka publikuar të dhënat e fundit të dala nga KEDS, mb i keqpërdorimet e energjisë elektrike. Sipas raportit javor, nga 5 deri më 11 dhjetor, janë kryer 1943 kontrolle. Nga këto kontrolle janë evidentuar 191 raste të keqpërdorimit.

Nga sot qytetarët mund të pajisen me pasaporta , MPB-ja nënshkruan kontratë për furnizimin e materialeve për pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur kontratë për furnizim me pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë. Vlera e kontratës është mbi katër milion euro.  Kompania gjermane “Veridos Gmbh” është shpërblyer me kontratë nga MPB-ja, e cila do të realizojë furnizimin emergjent me material me pasaporta, pasi shërbimi për lëshimin e pasaportave është ndërprerë rreth një muaj […]

Aktori Spahiu: Rroftë Kosova, kemi bo shtetin, policinë dhe ushtrinë

Aktori kosovar Fatmir Spahiu i njohur si ‘Bufi’ ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Facebook. Përmes statusit ai tha se kosovarët dëshirojnë të jetojnë dinjitetshëm. “E kemi shiju lirinë, kemi bo shtetin, kemi bo policinë dhe ushtrinë. Kemi vetëdije shtetërore, kemi miq, pra jemi këtu për me mbete gjithmonë. Rrnoftë Kosova”, shkroi […]

Vjehrra nga Malisheva s’e lë nusen të gatuajë në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia

Një zënkë jo aq e zakonshme mes një vjehrre dhe nusës nuk përfundoi aspak mirë në fshatin Guriq të Malishevës,. Motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës. Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të […]

Gjermania, Serbisë: Vepro për barrikadat

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, është treguar e drejtpërdrejtë me Serbinë, karshi situatën së krijuar nga serbët në Kosovë, të cilët kanë vendosur barrikada në dy rrugë nacionale. “Qeveria kosovare ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale , që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë […]

Më në fund Ronaldo e thyen heshtjen pas eliminimit nga Botërori: Dje ëndrra mori fund

Cristiano Ronaldo ka reaguar më në fund, pasi Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës. Maroko mposhti 1:0 Portugalinë në çerekfinale, shkruan Gazeta Express. Ronaldo ishte në bankën rezervë në dy ndeshjet, kurse mbrëmë shpërtheu në lot pas eliminimit. Ndërsa sot, ka ardhur edhe reagimi i tij i gjatë. “Fitimi i një Kupe Bote për […]

Kafja ndikon në luftimin e disa sëmundjeve

Konsumimi i katër filxhanave kafe në ditë, mund të ulë rrezikun për rosacea, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Hulumtuesit besojnë se ata persona të cilët kanë konsumuar kafe kanë ulur gjasat për t’u prekur nga sëmundja inflamatore e lëkurës për 20%, krahasuar me ata që kishin konsumuar një filxhan kafe në muaj. […]

Parashikimi i motit për sot

Për sot, ( e hënë) parashikohet mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu e bore. Reshje më intensive parashihen në verilindje, veri, veriperëndim dhe perëndim. Sërish pasdite pritet ulje e temperaturave, ku deri në orët e mbrëmjes parashihet që në pjesën dërrmuese të ketë reshje bore, përjashtim mund të bëjë […]

4 policë të lënduar nga incidenti në ndeshjen Prishtina – Trepça

Katër policë janë lënduar gjatë incidentit në ndeshjen e basketbollit Prishtina- Trepça. Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast […]