12-11-2025

Uncategorized

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, dëshmitari tregon se kush ia solli mjetin për materialin shpërthyes

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj të akuzuarve Iran Badalli dhe Arben Gashi, këtë të martë është dëgjuar dëshmitari Valbon Çollaku, i cili ka thënë se të akuzuarit i kanë sjellë tetrapak për përgatitje të materialit eksplodues. “Atë ditë nuk e kam pasur tetrapakin, por kanë ardhur Arbeni dhe Irani ma kanë sjellur”, […]

Sulmohet edhe faqja e Telekomit, ende pa u zbuluar sulmet kibernetike ndaj Policisë e Prokurorisë

Pas sulmeve kibernetike ndaj ueb-faqeve të Policisë së Kosovës e Prokurorisë së Shtetit mëngjesin e së shtunës edhe mesditën e sotme është sulmuar edhe ueb-faqja e Telekomit të Kosovës e cila ende është jashtë funksionit, raporton Gazeta Sinjali. Organet e ndjekjes dhe hetuesisë së Kosovës nuk kanë zbuluar se nga kush janë kryer këto sulme […]

Ikja urgjente e kryeministrit, ky është zyrtari që e takoi Kurti

Arsyeja e ikjes urgjente e Kryeministrit Kurti nga konferenca pas takimit me kryesindikalistët është takimi me drejtorin ekzekutiv të Civil Rights Defenders, Anders L. Pettersso. Kurti pas takimit me kryesindikalistët doli në konferencë për media dhe pasi u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve të kthehen në shkolla. Ndërkohë gazetarëve u tha, se pyetjeve të tyre […]

Krejt çka tha Jasharaj pas takimit me kryeministrin Kurtin

Pas rreth dy orësh takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Këshillit Grevist të BSPK-së, kryesuesi i grevistëve, Rrahman Jasharaj tha se nuk ka pasur asnjë dakordim dhe greva do të vazhdojë. Ai shtoi se takimi ishte përmbajtjesor por se asgjë nuk ka ndryshuar dhe qëndrojnë mbrapa kërkesave të tyre. Jasharaj u […]

Ky prizrenas u zgjodh nënkryetar i Guxo

Mjeku prizrenas, Haxhi Avdyli  është zgjedhur sot nënkryetar i partisë Guxo, raporton Gazeta e Prizrenit. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në facebook, duke shkruar: “anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re […]

U sulmuan me sëpatë në kokë burrë e grua, vajza e tyre ia largoi të dyshuarit sëpatën

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.O., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Prokuroria njofton se, më 10 shtator 2022, në Rahovec, i pandehuri H.O., me […]

Lirohen dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj

Janë liruar dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, Florenti dhe Fatoni, që u arrestuan të dielën pas një përleshjeje që kishte ndodhur në stadium. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar ish-deputeti Ukaj, i cili tha se djemtë e tij janë liruar menjëherë pas deklaratës. “Djemtë i kanë lshu, ndeshje e futbollit kanë qenë, janë […]

Prizren: Konkursi për sekretarë të shkollave përfundon në Prokurori

Prokuroria e Prizrenit po heton konkursin për sekretarë të shkollave në Komunën e Prizrenit. Sipas Prokurorisë në Prizren, anëtarët e komisionit të këtij konkursi po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren në […]

Zhduken tri vajza kosovare në Gjermani, ja fotot e tyre dhe historia e natës së fundit ku u panë

Tre vajza me prejardhje nga Kosova janë shpallur të zhdukura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela u nisën me autobus për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por nuk u panë më. 15, 16 dhe 17 vjeçaret janë në kërkim që nga e shtuna. Një familjar i tyre ishte marrë vesh që t’i priste […]

Haxhiu: Rasti i vdekjes së Astrit Deharit është inspektuar, ka shumë kontradikta e paqartësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Inspektorati i ministrisë ka inspektuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit në vitin 2016. Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se për rastin në fjalë ka shumë kontradikta dhe paqartësi, duke theksuar se ata gjetjet i kanë hedhur në dokumente dhe se ato […]