04-05-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e ërkurë ) parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, përderisa reshjet lokalisht do të vazhdojnë të mbesin të pranishme, kohë pas kohe në formë të rrebesheve.

Reshjet më të përqëndruara priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën perëndimore. Lokalisht mund të ketë edhe shkarkesa elektrike. Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme në perëndim të vendit, rrezikohet të ketë vërshime.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 10-15°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-80 km/h! /MK

Asnjë koment

Comments are closed.