11-11-2025

Uncategorized

Banka Botërore e rendit Kosovën me inflacion 19.2%

Në indeksin mbi inflacionit publikuar së fundi, Banka Botërore rendit Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën me 19.2%, Serbinë me 19.3%, Maqedoninë e Veriut me 21.5% dhe Malin e Zi me 23.1%. Sipas BB, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vendase mbetet i lartë në mbarë botën. “Nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore […]

Mësohet identiteti i personit nga Malisheva që vdiq pasi u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë. I ndjeri, Arbnor Berisha ishte nga komuna e Malishevës, transmeton Indeksonline. Të afërm të të ndjerit kanë postuar fotografinë e Arbnorit në rrjetet sociale. Me poshtë e gjeni njoftimin e plotë të postuar në […]

“A e shkele policin majmun”, “M’keni sha me nanë”/ Ndalohet i riu që tentoi ta shkel zyrtarin policor

Një incident mes një të riu që dyshohet se tentoi ta shkelë një zyrtar policor u bë sebep që të plas sherri mes Policisë e të dyshuarit, mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. I riu, po dyshohet se fillimisht nuk është ndalur kur Policia i ka dhënë shenjë, e më pas ka tentuar ta […]

Ngriten aktakuza ndaj tre personave që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit akuzohen për tri vepra penale. Në përfundim të hetimeve, ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen […]

Digjet objekti i shkollës në fshatin Leskovec të Prizrenit

Gjatë ditës është djegur objekti shkollës së fshatit Leskovec, siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësat për ta shuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet se e shpërthimit të zjarrit që dogji në tërësi këtë objekt shkollor i cili nuk ishte funksional ngase në këtë fshat nuk ka nxënës. Kujtojmë […]

Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri të Kosovës ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka shkruar në lidhje me konferencën për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo ka thënë se duket se prania e e forcave amerikane dje në veri të Kosovës  ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media. Tahiri gjithashtu […]

E vërteta për Ligjin e Pagave: Kur hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi?

Projektligji i pagave është proceduar në Qeveri por nuk ka një datë se kur mund t’i dërgohet Kuvendit për miratim. BSPK-ja e as SBASHK-u nuk kanë qëndrim zyrtar për Ligjin e Pagave “sepse nuk ishin pjesë e përgatitjes së tij e as që e kanë marrë këtë version në rrugë zyrtare”. Madje sipas tij, sindikalistët […]

Flasin banorët në Gramsh, si u përpoqën të hynin rusët në uzinë

Shtetasit rus patën mundësi për tre dite me radhe të studionin terrenin dhe te gjenin një pike të përshtatshme që të hynin në ambientet e Armëve ne Çekin të Gramshit. Po për të gjetur një pike te përshtatshme nuk ka qenë fort e vështirë. Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku tentoi të futej brenda zonës […]

Prizren: Ia vjedh viktimës telefonin e orën, hajni e kërcenon edhe me pistoletë lodër

Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur dje në Prizren. Një viktimë është ankuar në polici se një i dyshuar i kishte vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil. I dyshuari kishte nxjerrë edhe një pistoletë, me të cilën ka kërcënuar viktimën. “Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes […]

Moti sot

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa në pjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të […]