19-05-2024

Gjykata sllovene hedh poshtë padinë e Berishajt ndaj mediumit “Planet TV”

Padia e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven “Planet TV”, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se ndaj të pandehuri Vitomir Petroviç, lënda ka pushuar pa efekte juridike.

“I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë. Martin Berishaj vepron si paditës ligjor. Çështja mbyllet pa fuqi juridike”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

Kujtojmë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pati bërë të ditur se e ka paditur për shpifje mediumin slloven “Planet TV” në lidhje me raportimet se Berishaj është përfshirë në një aferë korruptive milionëshe në Slloveni.

Asnjë koment

Comments are closed.