13-01-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit

Mot me vranësira dhe intervale me diell. Kështu parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme (e diele). Kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë. Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës, me […]

Rigjykimi ndaj Nijazi Kryeziut / Mbrojtja: Provat janë marrë në mënyrë të kundërligjshme

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, mbrojtësi i të akuzuarit Nijazi Kryeziu, avokat Kujtim Kërveshi ka thënë se ekspertiza financiare e prokurorisë e propozuar si provë është marrë në mënyrë të kundërligjshme. I lartcekuri po akuzohet se gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015,  në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në […]

Prizren: Ia krisi armës në aheng, arrestohet i zoti i dasmës

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe i zoti i shtëpisë në një dasmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka ‘shqetësuar’ dasmorët, […]

Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme

Drita me fitoren kundër Drenicës (2-1), ka ‘blinduar’ kreun e tabelës me 21 pikë, gjashtë më shumë së Ballkani, kjo e fundit nesër luan derbin kundër Gjilanit. Prishtina e cila nesër përballet me Trepçën ’89 renditet e katërta me 12 pikë, një më shumë së Drenica e cila sot u mund nga Drita, percjell rtklive. […]

Burri në Kabash të Hasit kërcënon vëllain me jetë, ia dëmton veturën

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në fshatin Kabash […]

Vdes avokati prizrenas, Rexhep Hasani

Ëshë ndarë nga jeta avokati prizrenas, Rexhep Hasani, kanë njoftuar përmes përkujtimeve mortore në rrjetin social facebook, familjarë të të ndjerit. Sipas familjarëve, varrimi do të bëhet me datën 2 Tetor në ora 16:30, ne varrezat e qytetit të Prizrenit, ndërsa kortezhi funeral do të niset nga xhamia e Dragomanit.

Histori/Prizren: Protestat studentore të 1 Tetorit 1997. Në ballë ish-studentët e SHLP-së “Xhevdet Doda”

Protestat studentore të 1 Tetorit 1997 në Prizren nga grupi i Unionit të Pavarur të Studentëve (UPS) të SHLP-së “Xhevdet Doda”.

Greva pezullohet, ja kur fillon mësimi

Kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se pas grevës mbi një muajshe janë dakorduar me shoqatat sindikale të pezullohet greva. Ai shpreson se Qeveria e Parlamenti do ta mbajnë fjalën me Ligjin për Pagat. “Qeveria dhe opinioni ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023, […]

Historike: Protestat studentore për rikthim në objektet shkollore, 1 Tetor 1997, Prishtinë

Lagja Velania e Prishtinës, 1 tetor 1997- Protestat studentore (3) Studentët e profesorët e Universitetit të Prishtinës, fanellëbardhë, dhe milicët serbë të armatosur, këmishëzinj! Foto-ⒸIlaz Bylykbashi

Jo vetëm 200 miliardë euro për familjet dhe bizneset/ Gjermania ul TVSH-në e gazit deri në fund të marsit 2024

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për […]