20-04-2024

Moti: Parashikimi për sot

Për sot ( e shtunë) parashihet që nga orët e para të 24-orëshit të kemi kalimin e sistemit frontal, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, hera-herës rrëke, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, me ç’rast në zona të caktuara priten vërshime!

Me kalimin e sistemit frontal gjatë mëngjesit, priten edhe intervale kthjellimesh. Pra, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht mund të mbesin prezente reshjet e izoluara.

Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave dhe depërtim gradual i masave të ftohta ajrore.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13-17 °C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h! / MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.