Ky është ​orari i finales dhe vendit të tretë të Botërorit

Franca do të kërkojë mbrojtjen e titullit. Për ta bërë këtë duhet ta mposhtë Argjentinën në finalen e madhe të Kampionit të Botës 2022.

Top-skuadrat do të ndeshen të dielën e 18 dhjetorit në stadiumin “Lusail Iconic”, me fillim nga ora 16:00.

Franca arriti në finale pasi e mposhti befasinë e madhe të këtij Botërori, Marokun me rezultat 2-0, kurse Argjentina e mposhti Kroacinë me rezultat 3-0.

Para kësaj finaleje, një ditë më parë, të shtunën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Marokut e cila do të jetë e vlefshme për vendin e tretë.

Kjo sfidë do të nisë nga ora 16:00 dhe do zhvillohet në Khalifa International Stadium.

 / GazetaePrizrenit.net /