16-10-2025

Uncategorized

Fillon vaksinimi i qenve në Prizren për luftimin e sëmundjeve të Tërbimit

Qentë mund të preken nga shumë sëmundje, disa prej tyre mund të jene dhe fatale. Fatmirësisht qentë mund të mbrohen nëpërmjet vaksinimit. Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurtë dhe efektive për të mbrojtur qenin nga sëmundje të ndryshme, raporton TV Prizreni. Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka […]

SBASHK kërkon nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit

SBASHK po kërkon që punonjësit e arsimit në muajin prill të marrin nga 100 euro shtesë. Kjo kërkesë është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit që nga një marsi. Kryetari i SBASHK, kërkesën e tij e ka arsyetuar me çmimet e larta të produkteve bazë në javët e muajt e fundit. Madje në rast se nuk […]

Formohet “Komisioni përzgjedhës” për drejtorë shkollash në Kuvendin e Prizrenit

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën është  miratuar “Komisionit Përzgjedhës” për Drejtorinë e Arsimit, raporton Gazeta e Prizrenit. Pos pyetjeve e kërkesave të ndryshme ndaj përfaqësuesve të ekzekutivit nga kuvendarët, të cilët kanë shprehur kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit janë miratuar edhe disa nga pikat e […]

Mbrohet në heshtje ish-kryetari i Malishevës, i akuzuar për korrupsion

Pranë departamentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begaj, raporton Drejtësia Sot. Begaj po akuzohet nga Prokuroria Speciale se në kundërshtim me dispozitat ligjore ka përcaktuar lokacionin për ndërtimin e aneksit të shkollës-sallës sportive në këtë komunë, sallë kjo e cila […]

Pamjet tragjike nga Mariupol pas bombardimit të spitalit të fëmijëve

Një maternitet dhe spital për fëmijë në Mariupol është bombarduar mbrëmë nga forcat ruse, duke shkaktuar të paktën 3 persona, përfshirë një fëmijë, sipas skynews WARNING: GRAPHIC CONTENT – Ukraine accused Russia of bombing a children’s hospital in the besieged city of Mariupol https://t.co/uOWQGmeQEy pic.twitter.com/NqE7EuqoHY — Reuters (@Reuters) March 10, 2022 Ukraina ka fajësuar forcat ruse për sulmin, por […]

Dënohet me 7 muaj burgim për prezantim të rremë si person zyrtar

Asllan Mazreku, i akuzuar për prezantim të rrem si person zyrtar, është dënuar me pesë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Sipas aktgjykimi të shpallur të enjten nga gjyqtari Njazi Morina, dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda 1 […]

Prizren: Me thikë e kërcënonte të miturin dhe i merrte para, arrestohet

Një i mitur ka raportuar se një burrë, nën kërcënimin e thikës në vazhdimësi i ka marr disa herë nga 10 euro. Referuar Policise, rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prizren. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Bora mbulon Prizrenin, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, raporton Gazeta e Prizrenit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit, nën dyshimin për korrupsion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës, K.J, F.J, M.P dhe Sh.Sh, nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Mashtrim në Prokurim”. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga policia, ku thuhet se një prej të arrestuarve është burrë dhe tri gra, raporton […]

LAJM I MIRË: Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Çmimi i naftës në tregjet botërore ka pësuar një rënie të ndjeshme sot gjatë ditës. Por kjo ende nuk është vërejtur në pompat e derivateve në tregun kosovarë, ku çmimi për një litër naftë është 1.70 euro. Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është gati të sjellë më shumë naftë në tregun global me qëllim […]