29-04-2024

Ndërpritet ndeshja Bashkimi – Trepça

Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është ndërprerë dhjetë sekonda para se të përfundonte krejtësisht.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pasi tifozët prizrenas filluan të hedhin gjësende të forta në drejtim të ekipit mitrovicas.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes dërguan ekipin e Trepçës në dhomat e zhveshjes.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër lidhur me këtë përballje.

Në momentin kur ndeshje u ndërpre, Trepça ishte duke fituar me rezultatin 83:85./IS

Mund të jetë një imazh i 6 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të brendshme

Asnjë koment

Comments are closed.