10-05-2025

Uncategorized

Fund i merituar, krimineli serb i luftës, Karaxhiq, në burgun e pedofilëve dhe dhunuesve

Autoritetet britanike kanë rëndë dakord që krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, të vuaj pjesën tjetër të dënimit në një burg që gjendet në ishullin “Weight”. Në këtë burg vuajnë dënimet pedofilët dhe dhunuesit. Në burgun që gjendet në ishullin “Weight” Karaxhiq është vendosur meqë ka më pak mysliman të burgosur.  Në atë burg janë […]

Sonte finalja e madhe Manchester City – Chelsea

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve, ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea. Në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë të cilët do ta shohin nga afër kampionin e ri të […]

Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e tha ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij. Pos kësaj ai tha se ka pak hapësirë për marrëveshje kompromisi, pasi që qysh në 2011 kufiri u vendos në Jarinje dhe pala tjetër, […]

PDK në Prizren, sot zyrtarizon kandidatin për kryetar të komunës

Partia Demokratike e Kosovës, sot zyrtarizoj riemërimin e Shaqir Totajt si kandidat të saj për kryetar të Prizrenit. Këtë  e konfirmuan burime të portalit “Gazeta e Prizrenit”. Prezantimi do të bëhet nga kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj. Në ora 13:00, në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet edhe konferenca […]

Parashikimi i motit për pesë ditë

Sot – Më ngrohtë. Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura. 30.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. 31.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Priten rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. 1.06 – Vransira […]

Hiqet ora policore, zgjatet orari i punës në hoteleri

Në mbledhjen e sotme për lehtësimin e masave anti-Covid, sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Kosova ka votuar pro vendimit që lehtëson masat anti-Covid në Kosovë duke përfshirë këtu edhe heqjen e orës policore dhe bartjen e maskave. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën e tij ka dhënë detaje të shkurta lidhur […]

Hiqen pjesërisht maskat

Janë miratuar masat e reja anti-COVID. Pas rënies së rasteve me virus, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke […]

KMDLNj kërkon faljen e gjobave që i morën qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar faljen  bizneseve dhe të qytetarëve që janë gjobitur përgjatë pandemisë. Në reagimin e tyre thuhet se gjatë kësaj kohe më së shumti dëme kanë pësuar bizneset dhe qytetarët që kanë mbetur pa punë. Ndër të tjera në reagim thuhet se ka biznese […]

Policia kërkon ndihmë për të kapur këtë person

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: MALË (Agim) SEJFIJAJ  i lindur me […]

Ministri gjerman: Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka vizituar dje Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Roth ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Express. Roth tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta, duke shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, […]