26-04-2024

Baldedaj: 7 dështimet e Shaqir Totajt nga muaji janar

Ilir Baldedaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual Shaqir Totajt.

”Këtu e një vit më parë, shpresuam dhe votuam për ndryshim. Por, qytetarët e Prizrenit, në mesin e tyre edhe unë, që me zemër iu bashkëngjita ekipit për balotazh, me shpresën se Prizrenit do t’i kthehet dinjiteti dhe do të nisë rrugën e zhvillimit dhe të vënies në vend të parregullsive në qeverisjen lokale”, ka shkruar ai Ilir Baldedaj.

Sipas tij, nuk rezultoi të jetë ashtu. Ddështimet e qeverisjes jo vetëm se nuk u ndërprenë, por u zgjeruan, dhe po zgjerohen në dëm të qytetarëve, që nga janari e deri më sot. Po i përmendi vetëm 7 prej dështimeve:

Postimi i tij i plotë:

Këtu e një vit më parë, shpresuam dhe votuam për ndryshim. Por, qytetarët e Prizrenit, në mesin e tyre edhe unë, që me zemër iu bashkëngjita ekipit për balotazh, me shpresën se Prizrenit do t’i kthehet dinjiteti dhe do të nisë rrugën e zhvillimit dhe të vënies në vend të parregullsive në qeverisjen lokale. Por, nuk rezultoi të jetë ashtu, dështimet e qeverisjes jo vetëm se nuk u ndërprenë, por u zgjeruan, dhe po zgjerohen në dëm të qytetarëve, që nga janari e deri më sot. Po i përmendi vetëm 7 prej dështimeve:

  1. Kryetari me diplomë të menaxherit, dështoi ta menaxhojë në mënyrë të rregullt buxhetin (për herë të parë, nuk e kaloi përmes Komitetit për Politikë dhe Financa), në emër të aftësive të tij menaxheriale;
  2. E kaloi Hartën Zonale, jo me transparencë, por me marrëveshje të fshehtë të sekserëve të Mytës bashkë me të “Talentit”, përkatësisht në arritje të pajtueshmërisë së “Shefes së Mytës” dhe “Shefit të Talentit”;
  3. Emëroi komision për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave, njerëz që asnjë orë nuk kanë punuar në arsim dhe pa kualifikime siç e kërkon ligji, dhe për këtë arsye lënda përfundoi në prokurori;
  4. Përzgjedhja e sekretarëve të shkollave dështoi të zgjidhen, për parregullsi dhe shkelje ligjore, për çka edhe kjo lëndë përfundoi në prokurori, Dështak Talent!;
  5. Ktheu në mënyrë të kundërligjshme Auditorin e Brendshëm për pazare edhe pse ai e kishte luftuar që “talenti” të mos zgjidhet Kryetar Komune;
  6. Miratoi buxhetin për vitin 2023 përsëri me pazare të ndyta siç di “Talenti” me shprehjen…” Kjo ban! Kjo nuk ban!” Prizreni nga qeverisja e turistit kaloi në Qeverisje të Kryetarit të marr peng!! As diploma me “imza” të Obamës nuk do të shpëtojë nga shpërfytyrimi i fytyrës sate të vërtetë. Shpejtë do ta çjerrin maskën “Talent” e s’ke për të mbetur as për 3-she në basket në gara lagjesh! “Talent” po na dëshmon se për qeverisje komunale, haber s’ke, bile as biçikletën nuk po di ta drejtosh sipas rregullave ë komunikacionit. Edhe aty ke kundërvajtje!
  7. Komisioni i aksionarëve për EKO- regjjion ka përfundo në prokurori. “Talenti” gjithashtu në prokurori! Qytetarët i zhgënjeve, na zhgënjeve edhe ne që të mbështetëm sinqerisht!

Për fund vetëm në tregimin e vicave dhe qeshjen karakteristike zhurmuese e ke origjinale! Por, mjerisht as për këto dy tipare bajate tua, nuk ka nevojë populli e aq më pak Prizreni historik, që e ke zvogëluar në emër të përveçëm Shaqir Totaj!

PS/ Me kaq po e mbylli këtë histori, qytetarë të Prizrenit, ju shëndosh për këtë qeveri!

Lexo edhe:

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.