15-10-2025

Uncategorized

Deputetja e AAK-së publikon foto të Kurtit me një të moshuar: Axhë, t’i hjeka 20 euro

Në mbledhjes e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të mërkurën është vendosur që shtesat prej 30 eurove të pensioneve të ulen për 20 euro krahasuar me tre muajt e kaluar. Për këtë vendim ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo e ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar. […]

A e dini se për çfarë shërben dollapi poshtë furrës?

Shumica prej nesh në atë dollap kryesisht lëmë gjërat e nevojshme, siç janë letrat e kuzhinës, foliet, tepsitë dhe mjete të tilla të cilat në shumicën e rasteve nuk kemi vend ku t’i vendosim dhe zgjedhim t’i lëmë aty. Por a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se çfarë shërben në të vërtetë ai dollap?! […]

Çfarë duhet të dini për rregulloren e re të karantinës në Zvicër

Rregullorja vlen vetëm për situatën në Zvicër, ndërsa procedura për karantinën në lidhje me udhëtimin, për rastet e kthimit në Zvicër nga jashtë nuk është rregulluar ende. Prandaj ata që kthehen nga vendet me rrezik, nuk lirohen nga karantina. Të martën, Christof Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif), ka informuar mediat […]

Qeveria ua zbret shtesat pensionistëve, marrin 20 euro më pak

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës, raporton Insajderi. Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit. Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti […]

SBASHK-u e komunat me paqartësi rreth lirimit të shtatzënave nga puna, sqarohen nga Ministria e Arsimit

Vendimi i Qeverisë për t’i liruar gratë shtatzëna nga obligimi për t’u paraqitur në punë, po shihet si i ngushtshëm për sektorin e arsimit. Komunat thonë se nuk janë konsultuar për këtë vendim. SBASHK’u thotë se shkollat nuk kanë kapacitete për krijimin e kushteve që mësimdhënëset shtatzëna të inkuadrohen nga shtëpia gjatë kohës kur nxënësit […]

Ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët. Sipas këtij vendimi do të subvencionohen bizneset me 6 milionë euro për shkak se ato ishin mbyllur me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran […]

Një person në Prizren lëndohet në vendin e punës

Një person në Prizren është lënduar në vendin e punës. Sipas njoftimit nga Policia, derisa ishte duke i kryer disa punime është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rexhbeçaj me Koelnin me fitore të madhe

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka kompletuar ndeshjen te Koelni që shënoi fitore të madhe të martën mbrëma në Bundesligë. Në kuadër të xhiros së 30-të, Koelni fitoi 2:1 në shtëpi ndaj RB Leipzigut. Koelni është i parafundit me 26 pikë sa i ka edhe Hertha Berlini në vendin e 16-të. Koelni po lufton për mbetje në […]

Mbushen me grafite seksiste muret e shtëpisë së deputetes, Adelina Graincës

Në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”. Grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj deputetes, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e […]

Komuna e Prizrenit shpërndan pajisje për 5 biznese përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se brenda 3 viteve janë mbështetur 81 biznese dhe ndërsa janë realizuar shumë projekte me donatorë të ndryshëm në këtë fushë. Një prej tyre është edhe projekti “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”, ku në fazën e […]