26-04-2024

Një i lënduar rëndë pas një aksidenti në Rahovec

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Kramavik të Rahovecit, ku si pasojë një person ka marrë lëndime të rënda.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai njoftoi se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërkaq ka pësuar frakturë në dorën e majtë.

Datë 06.01.2022  rreth orës 09:00, ne fshatin Kramavik,  KK Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku me deme materiale dhe lendime trupore. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasesi i dyshimti i automjetit VË Golf  ishte duke levizur pergjate aksit rrugore Xerxe – Kramovik dhe kur arrinë ne fshatin Kramovik, nuk i pershtatet shpejtesisë  se levizjes automjetit te tij ku rruga eshte me kthesa dhe nga shiriti i djathte delë ne shiritin e majte dhe me pjesen e perpareme e godet automjetin Mercedes ne pjesen e perpareme anesore te krahut te majte. Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme materiale ne te dy automjetet ndersa lendime trupore ka pesuar I dyshuari. Nga kalimtaret e rastit I dyshuari – i lenduari dergohet ne Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove. I lenduari- I dyshuar  ka pesuar fraktur ne doren e majte, dhe pas marrjes se ndihmes se pare lirohet ne shtëpi”, ka thënë Gjurkaj./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.