22-08-2025

Uncategorized

Trusti publikon të dhënat: Sa para do të marrin të gjitha ata që aplikuan

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat e fundit rreth aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook janë publikuar të dhënat sipas të cilave janë kategorizuar aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e […]

Duda Balje: U njoftova me burrin në moshën 15 vjeçare te tezja, s’di të jetoj pa të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka ka folur për njohjen me bashkëshortin e saj, Shabanin. Ajo tha se ishte njoftuar me bashkëshortin e saj në moshën 15 vjeçare ndërsa ishte martuar një vit më vonë. “Ne kemi pasur një histori shumë interesante. Në fakt, unë kam jetuar në Novi […]

Hoti: Presim të marrim vaksina për 20 për qind të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se rreth 70 për qind e të prekurve me koronavirus tashmë janë shëruar. Hoti thotë se institucionet shëndetësore kanë bërë të pamundurën gjatë kësaj kohe, raporton Express Hoti ka shkruar në Facebook se masat e marra nga Qeveria, kanë ndikuar për 15 për qind në uljen e numrit […]

Arrestohen tre persona në QKUK, u kapën me 50 kilogram marihuanë – kjo është nofka e njërit nga të arrestuarit

Mbrëmë në QKUK, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj tre persona. Indeksonline mëson se tre të arrestuarit janë kapur me 50 kilogram marihuanë. Policia e Kosovës ka kohë që ishte në përcjellje të tyre dhe mbrëmë arriti t’i kapte. Tutje, Indeksonline mëson se nofka e njërit nga të arrestuarit është Rr.Huti. Rreth kësaj ngjarje, […]

“Vetëm pse jam shqiptar”! Markut i mohojnë fitoren: Turp për gjyqtarin!

Boksieri shqiptar Florian Marku doli i tërbuar nga ringu pas përballjes me britanikun Jamie Stewart. Boksieri shqiptar nuk fitoi dhe për këtë fajëson gjyqtarin, i cili sipas tij e nxori barazim 76-76 duelin prej faktit ai është shqiptar. Marku pas ndeshjes u shpreh se mori vetëm goditje në doreza dhe vetëm një në kokë, ndaj […]

Malisheva kërkon rikthimin në zonën e gjelbër, thotë se IKSHPK gaboi shifrat me Covid-19

Në komunën e Malishevës thonë se janë ngatërruar shifrat e të prekurve me Covid-19 në disa raste dhe se gabimisht janë listuar në zonën e verdhë nga Ministria e Shëndetësisë. Artan Paçariqi, zëdhënës i Komunës së Malishevës thotë se kjo komunë do të duhej të ishte në zonën e gjelbër. Thotë se IKSHPK ngatërroi shifrat […]

Tri gratë ideale për çdo burrë sipas Horoskopit

Τë gjitha shenjat e horoskopit kanë karakteristikat e tyre të veçanta. Por femrat që u përkasin tri shenjave të horoskopit kanë si karakteristikë t’i çmendin dhe t’i joshin keq meshkujt aq sa ata të marroshen pas tyre. Këto shenja horoskopi janë Peshorja, Shigjetari dhe Ujori. Femrat që i përkasin shenjës së Peshores nxjerrin vetëm ‘’mjalt’’ nga goja, karakterizohet […]

Ndodh dhe kjo në Kosovë: IKSHPK e lajmëron suharekasin se është me koronavirus, pa e bërë testin

Një person në Suharekë është kontaktuar nga IKSHPK-ja për ta lajmëruar që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithëse i njëjti thotë se nuk ka bërë test. Nazi Shala tregon se gjatë së premtes ka marrë udhëzim për ta bërë testin, pasi disa të afërm të tij kanë dalë pozitiv, por që nuk është testuar. Madje, […]

Rrëfimi prekës i vajzës me aftësi të kufizuara nga Gjonaj, që mposhti paragjykimet

Egzona Hoxhaj nga fshati Gjonaj nga Hasi i Prizrenit është rrëfyer në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal 10 rreth paragjykimeve që ka pasur ndaj saj si fëmijë, pasi që ishte person me aftësi të kufizuara. “Unë jam rritur në fshatin Gjonaj në Has të Prizrenit, ku e kam kaluar edhe fëmijërinë time. […]

Duda Balje: Bosnja do ta njohë Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Duda Balje ka deklaruar në “Tete a Tete” me Adelina Ismajlin në Kanal 10 se beson që Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Po unë mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, ndoshta menjëherë pasi të arrihet marrëveshja me Serbinë. Kjo pasi që boshnjakët dhe kosovarët janë sikur të njejtë në tradita sidomos […]