01-05-2024

Tetë vetura përplasen në një aksident në Sllatinë

Një aksident tjetër zinxhiror ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër rrugës së aeroportit në Sllatinë.

Tetë automjete janë ndeshur mes veti ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rikujtojmë se në këtë rrugë, sot kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera trafiku me persona të lënduar./IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.