16-09-2025

Uncategorized

Shtetet evropiane paralajmërojnë festa të zymta në fundvit

Disa shtete në Evropë kanë paralajmëruar qytetarët e tyre se është herët që të planifikojnë udhëtime për festat e fundvitit, pasi rritja e rasteve të reja me koronavirus po vazhdon në kontinent. Në Suedi, njerëzve u është thënë të përgatiten për ndalime të udhëtimeve në periudhën e festave. Ndërkohë, në Irlandë e Francë autoritetet kanë […]

Masat e anti-Covid: Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat, ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid-19. Sipas vendimit, ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtarit fetare (përveç familjes së ngushtë) si dhe çfarëdo formë tjetër e organizimit më përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim. Masat e reja ndahen në […]

Dënim me burg dhe me gjobë ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë në tentativë, Xhevat Hysenaj. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Njazi Morina, i akuzuari Xhevat Hysenaj është dënuar me 7 muaj burg efektiv dhe 100 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Krahas kësaj, i akuzuari […]

Bashkëpunëtorët shqiptarë të UNMIK-ut/ Sekret emrat e atyre që bashkëpunuan në dosjet kundër UÇK-së

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK është treguar tejet i kujdesshëm në fshehjen e çdo bashkëpunëtori shqiptar për hetimet në vendet ku supozohej të ishin kryer krime nga UÇK. Në dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” të siguruar nga Top Channel, që mban nënshkrimin e Shefit të zyrës për personat e pagjetur në Kosovë, Jose Pablo […]

Përgjigjja e Isa Mustafës për Haxhi Avdylin

Haxhi Avdyli e quajti të dështuar, me ambicie të pakontrolluara, i cili sipas tij e ka rrëzuar përtokë LDK-në, por Isa Mustafa ka një reagim të shkurtër për të gjitha fjalët që sot ia tha publikisht deputeti i partisë së tij. Kryetari i Lidhjes Demokartike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur shkurtë Haxhi Avdylit […]

Mbyllet Qendra e Thirrjeve në ATK, stafi rezulton pozitiv me Coronavirus

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se stafi i Qendrës së Thirrjeve ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe si pasojë e kësaj thirrjet e qytetarëve nuk do të gjejnë përgjigje për javë. “Të nderuar tatimpagues, ATK ju njofton se disa nga stafi i Qendrës së Thirrjeve, pas testimeve të bëra kanë rezultuar pozitiv në testin […]

Deputeti Avdyli: Isa Mustafa është i dështuar e karrierist me ambicie të pakontrolluara, e rrëzoi LDK-në përtokë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se kreu i partisë së tij, Isa Mustafa, e ka rrëzuar LDK-në përtokë dhe se po tenton të fuqizohet duke e sulmuar Vjosa Osmanin. Avdyli këtë reagim e ka bërë pas një interviste të sotme të kreut të LDK-së, i cili i kishte komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit për […]

KFOR-i turk investon në shkollën e Krushës së Vogël

Misioni shërbyes civilo-ushtarak turk vazhdon të mbështes arsimin sidomos në komunën e Prizrenit. Tashmë ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”. Ky është njoftimi i plotë: Ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”, […]

SBASHK-u i del në krah Qeverisë: Mësimi duhet të vazhdojë online

Qeveria e Kosovës ka vendosur që mësimi të vazhdojë në institucionet arsimore. E këtë vendim po e përkrah edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress, thotë se tashmë janë disa shkolla në nivel vendi që kanë plotësuar koeficientin prej 10 përqind të […]

Rrihen kunatat në Rahovec

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur pasditen e djeshme në Rahovec. Policia ka njoftuar se një grua me të meta psikike ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Derisa viktima në këtë rast është dërguar tek mjeku për trajtim, e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman […]