08-06-2025

Uncategorized

Haradinaj: Qytetarët do të zhgënjehen nga qeveria Kurti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë t’i ketë telefonuar Albin Kurit për ta uruar për zgjedhjen në postin e të parit të qeverisë. Thotë se kanë zhvilluar një bisedë korrekte. “I kam telefonuar dje kryeministrit Kurti dhe e kam uruar. Ishte një bisedë e shkurtë por korrekte duke i uruar sukses për besimin që ka marrë, për […]

Gjenden vathët 1 milion dollarësh që iu vodhën Tamara Ecclestone

Shërbyesja shtëpiake Maria Master akuzohet për ndihmën e dhënë gjatë grabitjes së shtëpisë së Tamara Ecclestone, dhe se gjatë arrestimit tek ajo janë gjetur vathë identikë me ato të vjedhura. Konkretisht, vlera e vathëve vlerësohet në mbi 1 milion dollarë, gjithçka për faktin se ato janë bërë prej diamante 18 karatësh. Maria është me origjinë […]

Qytetarët ndihmuan PK-në të arrestojë një të dyshuar që e kërkonte

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia. “Me datë 06.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të […]

Latifi ia jep një këshillë Veselit: Mos nxjerrë në foltore njerëz që nuk dinë shkrim-lexim

Ish këshilltari i Veselit dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, duket se vazhdon të ruajë irritimin me disa nga deputetët e PDK-së pas humbjes së garës së brendshme partiake dhe dështimit për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. Latifi ka deklaruar se shkaku për fitoren e Rugovës pas lufte ishte “arroganca e çlirimtarëve […]

Grenell i kërkon Kurtit ta heqë taksën, paralajmëron një marrëveshje Kosovë-Serbi

Richard Grenell i kërkon Qeverisë së Albin Kurtit që ta heqë sa më shpejt tarifën ndaj Serbisë, derisa paralajmëron ‘lajme të reja’. Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës, që të heqë sa më shpejt tarifën ndaj produkteve serbe. […]

Detyrat e qeverisë së re, nga dialogu deri te ndalja e emigrimit

Shumë sfida e presin qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, thonë analistë të çështjeve politike dhe ekonomike. Çështje urgjente sa i përket politikës së jashtme për qeverinë e re, sipas analistëve, do të jetë dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese. Derisa në aspektin e […]

Nesër në orën 11:00, Kurti merr mandatin

Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij do të jetë në shërbim të Kosovës. Kurti, teksa po dilte nga Kuvendi i Kosovës, tha se pasi ka marrë postin e kryeministrit do të shkojë fillimisht në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për të takuar aktivistët e kësaj partie. Ai madje njoftoi […]

PDK: Koalicioni LDK-VV varet nga Beogradi

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim të seancës, për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës. “Kjo seancë e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur në nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë […]

Vjosa Osmani – Kryeparlamentarja e parë femër në Kosovë

Kuvendi i Kosovës pas seancës për formimin e qeverisë së re, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur udhëheqësin e ri të parlamentit. Kjo pasi Glauk Konjufca është tërhequr nga posti i kryeparlamentarit. 65 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim, Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryeparlamentare. Osmani është […]

Prizren: 15 muaj burg për ish-drejtorin e BPB-së, që pranoi fajësinë për keqpërdorim pozite

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, e ka dënuar me 15 muaj burg, ish-drejtorin e Bankës për Biznes në Prizren, Armend Ibrahimi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësja, Ajser Skenderi, pasi që i akuzuari paraprakisht ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore […]