08-07-2025

Uncategorized

Kryeministri Kurti uron myslimanët: Për hajër Fitër Bajrami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Kurti mes tjerash theksoi se mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve “Për hajër Fitër Bajrami! Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë […]

Parashikimi i motit për të mërkurën ( 10. 04.)

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 26-28 °C./MK

Të mërkuren – dita e Bajramit, ja kur falet namazi

Muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundoi ditën e marte,  me 9 prill, ndërkaq dita e parë e Bajramit të Madh është më 10 prill, të mërkurën. Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar të gjithë besimtarët islam të komunës së Prizrenit se namazi i sabahut falet në ora 05:21, ndërsa namazi i Fitër Bajramit, […]

Pjesëtarja e FSK-së shpërblehet me bexhin e komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Oficer Kadet Endrita Brahimi është shpërblyer me bexhin e komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Londër. Ky është njoftimi i plotë: Oficer Kadet Endrita Brahimi nga Republika e Kosovës shpërblehet me Bexhin e Komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Ky shpërblim jepet për përpjekje të […]

Ky është i arrestuari i tretë për vjedhjen në Suharekë, i konfiskohet një veturë dhe bizhuteri

Policia sot njoftoi për arrestimin e të dyshuarit të tretë  për vjedhjen e rëndë në fshatin Sopijë të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 09..04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), me […]

Djaloshi nga Prizreni që u raportua i zhdukur tenton t’i jap fund jetës pas sherrit në shtëpi, Policia zbardhë rastin

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë në Prizren, i cili ka raportuar se djali i tij 26-vjeçar është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Gazeta Sinjali mëson se babai ka deklaruar se djali kishte dalë nga shtëpia në shenjë revolte pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të. Siç ka […]

Ilir Baldedaj: Liria në krizë – futbollistë, trajnerë apo stafi prej mbi 40 vetësh mbeten pa paga për Bajram

Sipas Ilir Baldedajt nga LDK në Prizren, tash kur besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Bajramit të Madh,  futbollistë, trajner e stafi tjetër, apo një personel prej mbi 40 vetësh mbetën pa paga. Edhe burime të besueshme të portalit me kusht anonimitet e konfirmojnë mosmarrjen e pagave, duke shtuar se  “vajzave, të cilat kanë kontrata nën […]

Komuna e Malishevës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Komuna e Malishevës ka njoftuar se që nga dita e enjte, për shkak të zgjerimit të punimeve do të bllokohen për qarkullim katër rrugët kryesore të cilat kyçen në rreth, përkatësisht në hyrje të qytetit. Sipas njoftimit, rrugët që do të bllokohen për qarkullim janë rruga “Adem Jashari”, nga stacioni i autobusëve deri te rrethi, […]

Marsi 2024 vendos rekord, më i nxehti në histori

Marsi që sapo kaloi ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori. Lajmin e dha agjencia Copernikus e Bashkimit Europian, sipas së cilës temperatura mesatare globale muajin e kaluar ishte 14.4°C, 0.73°C më e lartë se mesatarja e 30 viteve të fundit. Copernikus nënvizon se ky është muaji i dhjetë radhazi që renditet si […]

“Pasaportat ilegale të Serbisë shkelin sovranitetin e Kosovës”

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian pas miratimit të  raportit për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë. Kadiu në Facebook tha se institucionet e Kosovës shprehin keqardhje për votimin e sotëm […]