14-05-2024

Uncategorized

Pritjet në Merdarë mbi një orë e gjysmë

Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë. Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë, njofton KlanKosova.tv. Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares, Dheut të Bardhë dhe të […]

Kujdes kur i blini: 8 dhurata që askush nuk dëshiron t’i marrë për Vitin e Ri

Le të jemi të sinqertë, të gjithëve na pëlqen të marrim një dhuratë. Por ndodhin makthet e marrjes së dhuratave më të këqija të mundshme dhe është e vështirë të pretendosh se je i lumtur kur shikon atë që ke marrë. Gjithashtu, të gjithë ishin në një situatë ku nuk dinin çfarë t’i bënin dhuratë dikujt. Atëherë […]

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e diel) parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë edhe vranësira të ulëta dhe mjegull lokalisht. Ka mundësi të ketë edhe riga shiu. Temperaturat minimalet do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 -10 °C./MK

Bashkatdhetarët drejt Kosovës, mbi 8 orë pritje në kufirin Kroaci-Mal i Zi dhe 5 orë në Merdarë

Një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë në vende të ndryshe të botës, ia kanë mësyrë Kosovës, ku duan t’i festojnë festat e fundvitit. Sipas informatave të KosovaPress-it, bashkatdhetarët po presin në kufirin Kroaci-Mal i Zi që nga ora 14:00 e deri tash. Kurse, në hyrje të Kosovës, më së shumti pritje duket që […]

Malisheva 20 orë pa rrymë, reagon Kryetari Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar ashpër, pasi komuna të cilën e udhëheq ka hyrë në 20 orëshin e mungesës së energjisë elektrike. Sipas tij, kjo është goditja më e rëndë e mundshme, sidomos në sezonën e dimrit. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli dhe KEDS-it, që të marrin […]

Vedat Muriqi shpallet futbollisti më i mirë i Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës. Ylli i Mallorcas ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” që i ndahet më të mirit. Muriqi përmes një videomesazhi ka falënderuar për çmimin duke premtuar suksese në vitin e ardhshëm. /IndeksOnline/

Ura e Rogovës së Hasit në gjendje të keqe ( Video )

Ura e Rogovës së Hasit është ura kyçe që lidhë fshatrat e Hasit me magjistralen Prizren-Gjakovë, ndërsa gjendja e saj është shumë e keqe. Banorët ankohen se nuk është intervenuar në këtë urë, ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës thonë se në këtë projekt do të intervenohet vitin e ardhshëm. Gjendja e kësaj ure vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë, […]

Vajza e Pele me fjalë emocionuese: Edhe një natë bashkë, jemi akoma në luftë

“Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe me besim. Edhe një natë bashkë”, ky ishte mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Peles, publikoi mbrëmë në Instagram si mbishkrim të një fotoje që tregon atë duke përqafuar babain e saj në shtratin e spitalit, në Sao Paulo. Të mërkurën, spitali “Albert Einstein”, ku […]

Shkarkohen edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në Spitalin e Pejës, pas rastit me foshnjën

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur që ishte futur aksidentalisht në rrobalarëse, janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në këtë spital. “Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv […]

Tmerrohen udhëtarët/ I dalin rrotat autobusit në magjistralen Prizren-Tiranë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, autobusi i një kompanie të udhëtimeve gjatë rrugës për në Shqipëri, dyshohet se i kanë dalë nga vendi dy nga katër gomat, raporton Sinjali. Sinjalizuesit kanë raportuar në kohë reale për këtë rast derisa shtojnë se rasti ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë, ne Krushë të […]