15-04-2026

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.

Nga Prokuroria nuk është bërë e ditur faza aktuale e hetimeve, si dhe nuk janë dhënë detaje për numrin e personave të intervistuar deri më tani.

Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është duke zhvilluar hetime dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Hetimet mbeten në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim.

Asnjë koment

Comments are closed.