21-10-2025

Uncategorized

I detyroi të paguajnë 240 mijë për t’i marrë vet 40 mijë euro, si u zbulua angazhimi i të dyshuarit nga grupi i fajdexhinjve

Grupi kriminal i kapur pas aksionit të javës së kaluar në Pejë nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të fajdes, detyrimit e rrëmbimit ka përfunduar në paraburgim. Të shtunën u mbajt seanca ndaj katër të dyshuarve Idriz Hajrizi, Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Anes Pakashtica, të cilët janë hetuar për disa muaj me radhë derisa […]

Arrestohet në kufi kosovari i kërkuar nga Zvicra

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës është kapur nga Policia e Kosovës të shtunën, pak para mesnatës. I dyshuari për disa vepra penale është prangosur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar se personi që u arrestua nga Policia në kufi teksa po vinte […]

Ndeshja kundër Spanjës “jetë a vdekje” për Shqipërinë

Sonte me fillim nga ora 21:00, kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare kundër Spanjës. Fitorja e mbrëmshme e Hungarisë kundër Skocisë, i ka prishur goxha punë “kuqezinjve” që kualifikimin tutje ta kërkojnë përmes një barazimi. Tani e vetmja zgjidhje për skuadrën e Sylvinhos, mbetet fitorja, pra tri pikë të plota. Aktualisht, Shqipëria i […]

Dënohet me burgim “Rusi”, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin Nenad Orloviq me 15 muaj burgim dhe 12.000 euro gjobë. Shtetasi kosovar me kombësi serbe Orloviq i njohur me nofkën “Rusi” u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar. Ndërkohë, vendimi do të bëhet i […]

Ky është personi që arriti t’i ikë Policisë në Merdar, ia mbathi në drejtim të Serbisë

Nuk janë të rralla rastet kur të dyshuarit që kapen për vepra të ndryshme penale arratisen para syve të Policisë. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit të ikin qoftë nga lokacionet ku ka intervenuar Policia, apo edhe nga stacionet policore. Kështu ndodhi edhe dje, por këtë herë në pikën kufitare në Merdar, raporton Gazeta Sinjali. […]

E dhimbshme, ndërron jetë zyrtari i ri policor

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital zyrtari policor, Devoll Oseku. Polici prishtinas ishte aksidentuar pak ditë më parë me motoçikletë në fshatin Llukar. Gjendja e Osekut ishte e rëndë dhe për pasojë ai ka humbur betejën me jetën./IO

“Motoçikleta vret”, tre të rinjë humbën jetën vetëm gjatë vikendit në Kosovë nga aksidentet me motoçikleta

Tre të rinjë kanë humbur jetën vikendën që lamë pas nga aksidentet me motoçikleta në qytete të ndryshme të Kosovës. Adonis Raba nuk arriti t’i mbijetoi plagëve që mori nga aksidenti që kishte me motoçikletë mbrëmjen e të shtunës në rrugën e tranzitit në Rahovec. Motoçikleta i mori jetën edhe të riut Qëndrim Ferati nga […]

Parashikimi i motit për nesër ( e hënë )

Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes , priten zhvillime të fuqishme të vranësirave në shkallë vendi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Pluhuri Saharian do të fillojë të dobësohet përkohësisht, […]

Vështirësohen gjasat e Shqipërisë për të kaluar tutje me barazim ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitoj ndaj Spanjës nesër nëse do kualifikimin në raundin tjetër të Euro 2024. Fitorja e Hungarisë në sekonda e fundit ndaj Skocisë, ka bërë që “Kuqezinjtë” të mos synojnë barazimin ndaj Spanjës, por vetëm tri pikët, shkruan Indeksonline Momentalisht, Shqipëria është me vetëm një pikë dhe është larguar nga zona […]

Ky është polici i arrestuar për aksidentin me fatalitet

Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”, raporton Gazeta Sinjali. Polici i arrestuar dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë, ku për pasojë humbi jetën një 33 vjeçar. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari për këtë rast është: Tarik Kurgas. Ky i fundit […]