14-11-2025

Uncategorized

Parashikimi i motit për të mërkurën – 12.06.

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht në veri të vendit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Si pasojë e pluhurit Saharian, në ato zona ku ka të reshura do të jenë të përziera me baltë. Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, […]

Policia trajnon operatorë me qenë zyrtarë për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave

Sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qenë zyrtarë në njësinë K9 të Policisë së Kosovës. Certifikimi sotëm përfshinë dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve, si dhe tre operatorë me qen zyrtar për kërkimin e drogave, kartëmonedhave, armëve, municionit dhe polimerit (DKAMP). Ky trajnim […]

IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Drenas. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10.06.2024 në Drenas rreth orës 20:00 në […]

25 vite KFOR, ushtria gjermane: Qëllimi është që përgjegjësinë për sigurinë t’ua dorëzojmë institucioneve të Kosovës

Bundeswehr-i gjerman ka falënderuar ushtarët e tyre që shërbyen përgjatë viteve në Kosovë. “25 vite të KFOR-it”, thuhet në një postim në “X”, ku shpërndahet shkrimi i gjatë i faqes zyrtare të ushtrisë së shtetit gjerman. Aty tregohet për numrin e trupave në vend aktualisht dhe ndër vite, tensionet e vitit të kaluar e të tjera. […]

Hovenier i quan shprehje revanshiste deklaratat e të ashtuquajturit ‘’Kuvend panserb’’: Pavarësia e Kosovës nuk rinegociohet

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Kuvendit të ashtuquajtur ‘’gjithëserb’’, me të cilën pretendohet se Kosova ‘’është pjesë e pandashme e Serbisë’’. Ndaj kësaj deklarate, Hovenier reagoi ashpër duke konfirmuar se ky nuk është qëndrim i SHBA-së dhe partnerëve për Kosovën, duke theksuar se Pavarësia e saj nuk do të rinegociohet, […]

Rreth 200 ankesa të qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve gjatë vitit 2023

126 ankesa janë paraqitur ndaj gjyqtarëve dhe 71 ndaj prokurorëve gjatë vitit 2023, ndërsa sfidë mbetet mosinformimi i duhur i qytetarëve për të adresuar ankesë. Kështu u tha në konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të organizuar nga Lëvizja FOL, me ç’rast u prezantuan gjetjet e raportit “Informimi dhe […]

58 aksidente trafiku gjatë 24 orëve

23 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 35 me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 535 gjoba trafiku, njofton policia./KK

Ish menaxheri pengon rikthimin e prizrenases Tayna, ia “bllokon” kanalin në YouTube

Reperja nga Prizreni, Tayna dje shënoi rikthimin me projektin “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lansimi i këngëve të reja. Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar nga fansat e shumë të saj. Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish menaxherin e saj prej kohësh, […]

Parashikimi i motit për të martën ( 11.06.)

Për të martën parashikohet të mbajë mot i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Pluhuri Saharian do të vazhdojë. Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit dhe perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej […]

Tony Blair takoi sot pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka takuar pesë djem kosovarë të cilët e mbajnë emrin e tij. Takimi është mbajtur në presidencë, të cilët janë pritur nga Presidentja Vjosa Osmani. “Nga takimi i përzemërt i Presidentes Vjosa Osmani, ish-Kryeministrit Tony Blair, dhe Toniblerëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.