02-12-2024

Ky është 62-vjeçari që u gjet i vdekur në Banjë të Malishevës

Një rast i rëndë ndodhi të shtunën pasdite, në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Dyshimet e para janë për aksident trafiku, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje tronditi familjen Telaku, kur e morën lajmin e hidhur për vdekjen e më të dashurit të tyre.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ali Telakun, 62-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Telaku ishte invalid dhe duke lëvizur me karrocën e tij nëpër fshat, kur dyshohet se ndodhi rasti.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka ndalur një veturë, shoferi i të cilës e ka mohuar se e ka goditur viktimën – duke deklaruar se vetëm ishte ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur.

Hetimi për të konfirmuar rrethanat e rastit tashmë ka nisur në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa është lëshuar urdhër për ndalimin e shoferit të veturës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

Asnjë koment

Comments are closed.