24-09-2025

Uncategorized

Gruaja që pësoi infarkt në aeroplanin që erdhi nga Zvicra vdiq – Policia nis hetimet

Një rast të rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt. Viktima fatkeqësisht ka humbur jetën dhe kjo u konfirmua nga Policia. Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se me vendim të […]

Parashikimi i motit për të martën (30.04.)

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të dobët shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 21 – 24°C./MK

Selmanaj: Në këtë Qeveri korrupsioni është i strukturuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se korrupsioni në Qeverinë Kurti është i strukturuar. Sipas Selmanajt se si asnjëherë më parë në histori edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka përdorur një gjuhë shumë të rëndë. “Së paku 7 vjetët e fundit provova me i gjet raportet e Departamentit […]

Kryente marrëdhënie me ‘eskortat’, më pas u zhvaste para, arrestohet i riu që prezantohej si polic

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si polic dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet. Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se […]

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë ku vdiqën dy të rinj nga Prizreni

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona. Lajmin e ka konfirmuar Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila tha se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. […]

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit […]

Aktakuzë kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B. Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, […]

Filluan vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Komunës së Prizrenit

Sot filluan vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Komunës së Prizrenit. Referuar njoftimit, në këtë nismë të Drejtorisë së Shëndetësisë, 6.180 nxënës të klasave të I-ra, V-ta dhe IX-ta do t’i nënshtrohen vizitave mjekësore, Ekipi shëndetësor sot ishte në shfmu “Mustafa.Bakiu”. Ky është një projekt që realizohet prej vitesh në komunën e Prizrenit.

Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej dy të rinjve që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Shirokë

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, raporton Gazeta Sinjali. Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit (24-vjeçar) […]

Si ndodhi rasti që Rrustem Rushiti e vrau serbin problematik në Duseldorf, ja për çfarë dyshohet

Rrustem Rushiti është kosovari i arrestuar me dyshimin për vrasjen e serbit Aleksandar Stefanoviq në Dusseldorf të Gjermanisë. “BILD”-i shkruan se mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit. Stefanoviq ishte reper i njohur në atë zonë, ndërsa njihej edhe si sportist i arteve marciale. 6 muaj më parë ai kishte njoftuar […]