09-11-2024

KFOR-i njofton për një operacion 24 orësh, një togë kroate patrulloi në kufi me Serbinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka përfunduar një operacion 24 orësh dhe tha se një togë kroate ka kryer aktivitete patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë kufirit me Serbinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Ka përfunduar operacioni 24 orësh i kryer nga Batalioni Kinetic i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Një togë kroate kreu një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare administrative (ABL)”, shkruhet në postim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, “për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Asnjë koment

Comments are closed.