18-05-2024

Uncategorized

Gjendja e fundit rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës. Lexo edhe: A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për […]

Franca e konfirmon se heqja e vizave për Kosovën do të diskutohet më 23 qershor

MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Ka konfirmuar se kjo temë do të diskutohet më 23 qershor në Samitin BE -Ballkani Perëndimor. Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më  shumë luftë […]

Kryeministri Kurti: Numri i veteranëve është fryrë, veteran janë shumë më pak se aq

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në foltoren e Kuvendit se Qeveria e Kosovës nuk është kundër veteranëve. “Qeveria e Kosovës edhe me politikat e saj edhe me deklarimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e vendit, për veteranët, për familjet e dëshmorëve por edhe […]

Një veteran përfundon në Emergjencë

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar nga protesta në Emergjencën e QKUK-së. Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora. Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim. Lexo edhe A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë […]

Policia iu shpërndanë shishe me ujë veteranëve të luftës (Video/foto)

Protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së po vazhdon ende para objektit të Kuvendit të Kosovës derisa në sallën e kuvendit deputetët po vazhdojnë të mbajnë seancën e rregullt plenare. Për mbarëvajtjen e protestës po përkujdeset një numër i madh i policëve. Këta të fundit janë parë teksa iu shpërndajë ujë të pijes veteranëve të […]

Parlamenti: Deputetët e opozitës e bllokojnë foltoren: Ky është vendimi i Konjufcës

Vetëm pak minuta pasi opozita e bllokoi foltoren e Kuvendit, kryeparlamentari ka marrë vendim që t’i thërras shefat e grupeve parlamentare në takim, raporton Gazeta Blic. Lexo edhe: A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren? “Pasi u krijua kjo situatë, thërras shefat e grupeve parlamentare deri në zyrën […]

Policia i vendos maskat kundër gazit lotsjellës

Një numër i pjestarëve të njësisë speciale është vendosur brenda oborrit të Kuvendit. Afër hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar edhe disa policë të cilët kanë vendosur edhe maskat kundër gazit lotsjellës. Lexo edhe: A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren? Sot po mbahet protesta e veteranëve në kundërshtim […]

Sot seancë për Trustin, jashtë Kuvendit protestohet pro tërheqjes së parave

Sindikata e Re e KEK-ut organizon sot protestë, me kërkesën për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Kësaj proteste është paralajmëruar se do t`i bashkohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë, por sipas […]

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë […]

​100 eurot për studentët priten të dalin javën tjetër

Gjashtëdhjetë e tetë mijë studentë kanë aplikuar deri më tani për t’u bërë pjesë e pakos mbështetëse ku Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se do t’i përkrahë me nga 100 euro shtesë, e që sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu pritet të dalin javën tjetër. Kryeziu në një përgjigje me shkrim […]