08-11-2025

Uncategorized

Rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë nën dyshimin për shoqërim me të dyshuarin për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, nën dyshimin se bazuar në një video dyshohen se janë në shoqërim të të dyshuarit për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza. Përmes një komunikate për media, IPK ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare kanë filluar hetimet për tre zyrtarët policorë, raporton “Betimi […]

Rrahja në Kuvend, aktakuzë ndaj Besnik Bislimit, Hajdar Beqës, Mërgim Lushtakut e Bekim Haxhiut

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të PDK-së, Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku e Bekim Haxhiu për rrahjen në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktakuzës, Bislimi, Beqa e Lushtaku akuzohen për sulm. Beqa akuzohet gjithashtu për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori […]

Ç’vendosi gjykata ndaj menaxherit të prokurimit në Malishevë, që akuzohej për korrupsion

Gjykata Themelore në Gjakovë ka liruar nga akuza për korrupsion Nuhi Shalaj, menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Malishevës. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të hënën nga gjykatësi Drilon Haraçia, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Gjatë shqyrtimeve gjyqësore, ku janë mbajtur një mori i shqyrtimeve gjyqësore dhe janë administruar provat, gjykata ka ardhur në përfundim […]

Kërkohej nga Interpol, 43-vjeçari arrestohet nga FAST Kosova

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj […]

Prizren: Hajnat e bëjnë qyl shtëpinë e një familje, vjedhin para e stoli – dëmi mbi 20 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një shtëpi në Prizren, ku hajnat kanë vjedhur para e stoli ari, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me […]

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë lokalisht mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 21-23°C./MK

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri, Policia jep detaje

Një rast i rëndë është raportuar se ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.  Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ku njoftojë se dy persona janë arrestuar ndërsa është konfiskuar një armë zjarri. “Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin […]

Serbia njofton për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë

Policia e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy persona nga Kosova, në kufi me Hungarinë, të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë. Qindra oficerë serbë u dërguan të shtunën në një zonë kufitare me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona pasi të shtënat mes emigrantëve rezultuan metre persona […]

Detaje të reja për vdekjen e punëtorit të “Eko Regjionit”, në Malishevë, ishte veteran i UÇK-së

Ish-veterani i UÇK-së, nga Banja e Malishevës, Jahir Begaj ka ndërruar jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Eko Regjioni”, njësia në Malishevë. Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër. Për vdekjen e tij […]

Prizren: Bukuri vjeshte në fshatrat përreth