18-05-2024

Plagosen me armë dy persona në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë plagosur sonte me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, teksa të plagosurit janë dërguar për mjekim.

Detaje për rastin dha Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Gazetën Express.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar”, përfundoi Ahmeti.

Asnjë koment

Comments are closed.